Rati e Mehdi Zena i bashkojnë forcat në projektin e ri

Rati e Mehdi Zena i bashkojnë forcat në projektin e ri

Këngëtari i mirënjohur Rati po rikthehet sërish dhe këtë herë shumë më ndryshe se zakonisht.

Rati vjen nën petkun e veshjeve tradicionale për të prezantuar një këngë me motive popullore. Dihet që këngëtari ia thotë bukur këngëve popullore, madje është këngëtari i brezit të ri që më së shumti pëlqehet për interpretim live.

Rati këtë radhë i ka bashkuar forcat me një nga zërat më të mirënjohur të këngës së mirëfilltë popullore, këngëtarin Mehdi Zena. Gjithashtu aty është edhe babai dhe djali i Ratit, orkestruesi Agron Avdiaj, me të cilin Rati ka bashkëpunim të gjatë dhe shokë të tjerë të tij.

Këngëtari këtë projekt e ka paralajmëruar në llogaritë e tij në rrjete sociale, pa dhënë shumë detaje rreth titullit të këngës dhe datës së publikimit.

Siç kuptojmë, xhirimet janë realizuar nga Endi Hoxha.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 31 Janar, 2018 17:48

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.