Ratkoceri: ASH meriton pushtet, strukturat e tyre 20 vjet paguan çmim dhe u sakrifikuan për procese

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 22:15

Ratkoceri: ASH meriton pushtet, strukturat e tyre 20 vjet paguan çmim dhe u sakrifikuan për procese

Botuesi i gazetës “Koha”, Arben Ratkoceri, në “Click Plus” ka komentuar futjen e Aleancës për Shqiptarët në qeveri, një temë e cila prej ditësh po diskutohet gjerë e gjatë.

Sipas Ratkocerit ka ardhur momenti që ASH të marrë atë që meriton pasi prej 20 vitesh vetëm po sakrifikon për proceset dhe po paguan çmimet, mirëpo qytetarët shqiptarë në Maqedoni nuk kanë patur asnjë privilegj, shkruan news33.tv

“Është e vetmja parti që mbledh një strukturë që mund të them mbi 20 vite njerëzit e saj në opozitë. Një strukturë shoqërisë shqiptare të cilët për shkak të bindjeve të tyre kanë 20 vite që paguajnë në shtet, asnjë privilegj. Dhe ka aq dispallancë mes atyre që mbështesin BDI dhe pjesës së atyre që janë në Aleancë, që janë në opozitë sa nuk e ke idenë.

Aleanca, ishPDSH janë struktura e njerëzve që kanë paguar në këtë vend thjesht për shkak të bindjeve. Dhe tani jo gjithmonë që ka nevojë pushteti për votat e Aleancës në emër të integrimit, se ne këtu na ka ardhur integrimit (në majë të hundës) këta në emër të integrimit dhe votimit të integrimit shumë ccështje të dëmshme për shqiptarët lëvizin para, shkojnë poshtë, mbesin në vend. pra jo gjithmonë që ka nevojë pushteti të kërkon vota dhe përprivilegje i mban për vete. Tani Aleanca është ndërgjegjësuar dhe prandaj tani kërkon që të ketë dhe disa privilegje në këtë parti”, shkruan news33. tv

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 22:15

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...