Reagim nga ASH: BDI po e keqpërdor administratën

Reagim nga ASH: BDI po e keqpërdor administratën

Pas takimit të djeshëm në Selinë e BDI-së të disa funksionarëve të kësaj partie dhe punonjësve të doganave, ka reaguar sot Aleanca për Shqiptarët, të cilët, kanë akuzuar BDI-në se po ushtron presion ndaj punonjësve të administratës përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Zëdhënësi i kësaj partie, Flakron Bexheti, ka kërkuar nga administratorët që të mos bien pre e këtyre presioneve dhe se të njëjtat duhet ti paraqesin në organet e vendit. Nga partia e Selës u shprehën po ashtu se do ta denoncojnë këtë rast në gjitha ambasadat e vendit.

“Për ne si Aleancë për Shqiptarët, ky moment paraqet skandal të paprecedent. Zyrtarë politik me pozita shtetërore të punësuarit në dogana i ftojnë në selinë e BDI për ti qarë hallet e tyre dhe jo në objektet zyrtare të tyre. Se BDI ka kapur shtetin dhe institucionet e saja flet edhe fotoja me doganierët shqiptarë të punësuar në një sektor të ndjeshëm e që duhet ti shërbejnë shtetit, doganave, qytetarëve dhe jot ë shfrytëzohen si militant partiak për qëllime partiake. U bëjmë thirrje punonjësve të administratës që të mos lejojnë të manipulohen nga BDI për qëllimet e tyre dhe funksionet e tyre ti shfrytëzojnë për tu shërbyer qytetarëve dhe institucioneve të veta dhe jo BDI-së. Të denoncojnë çdo shantazh, mobing nëpër institucionet përkatëse. Kërkojmë nga komisioni për parandalimin e korrupsionit të deklarohet nëse ka bazë ligjore që ta hetoj këtë rast. Këtë rast dhe raste tjera, ne do i paraqesim para ambasadave relevante në vend”-tha Flakron Bexheti, zëdhënës i BDI-së. 

Pritet reagim nga partia e Ahmetit. Flaka

 

Driton Zenku
nga Driton Zenku Nëntor 9, 2019 14:31

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA