Reagime të ashpra për kryeparlamentarin Xhaferi, Kovaçevski: S’kam koment, nuk dihet kush me kë flet

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Maj, 2022 20:40

Reagime të ashpra për kryeparlamentarin Xhaferi, Kovaçevski: S’kam koment, nuk dihet kush me kë flet

Publikimi i inçizimit në të cilën pretendohet se dëgjohet se si kryetari iKuvendit, Talat Xhaferi bisedon me të punësuarit në shtëpinë ligjvënëse, ka ngjallur reagime të shumta.

Konfederata e Sindikatave të lira ka kërkuar sanksionimin e sjelljes së Xhaferit.

Nga kjo sindikatë thonë se e kanë obligim moral dhe etik të reagojnë ndaj sjelljes vullgare të Kryeaprlamentarit Talat Xhaferi, pasi në inçizim dëgjohet sjellje nënçmuese dhe nënvlerësuese ndaj të punësuarve në Kuvend.

Ndërkohë, Kryeministri Dimitar Kovaçevski shprehet i përmbajtur në lidhje me këtë rast. Ai thotë se nuk mund të komentojë rreth inçizimit, pasi siç tha, në të nuk shihet as kush flet, e as me kë flet.

“E kam parë atë regjistrim, por është një bisedë që nuk tregon as kush flet, e as me kë. Prandaj, për këtë arsye nuk mund të komentoj nëse kryetari i Kuvendit flet me dikë në sallë, nëse është punonjës apo jo. Me të vërtetë nuk mund të jap një përgjigje konkrete sepse në video nuk shihet se kush është duke biseduar dhe me kë” – tha Kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

VMRO-DPMNE: Xhaferi të jep dorëheqje

Por VMRO-DPMNE-ja opozitare kërkon dorëheqjen e kryeparlamentarit Xhaferi, për siç thonë, primitivizmin e njeriut të parë të Kuvendit.

“Kjo video e konfirmuar nga Talat Xhaferi vë në pikëpyetje edhe aftësinë e tij afariste, por edhe shtron pyetjen nëse pas vulgariteteve ka vese të Talat Xhaferit të cilat shkaktojnë kriza abstenenciale dhe pamundësi për udhëheqje racionale të sancave në Kuvend” – deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.

ASH: Mobing të tillë ka në të gjitha institucionet

Nga Aleanca për Shqiptarët e kanë cilësuar si sjellje tipike të një regjimi dhe diktature që funksionon vetëm me frikë dhe kërcënime.

“Mobing dhe sjellje të tilla ka në shumicën e institucioneve, vetëm se në Kuvend kësaj radhe ju dëgjua zëri. Për një kohë të gjatë, jo vetëm Xhaferi, por edhe zyrtarë të tjerë të BDI-së i trajtojnë në mënyrë të njëjtë nënpunësit dhe qytetarët, ndërsa shpesh herë tentojnë të trajtojnë kështu edhe deputetët.” – thuhet në reagimin e ASH-së.

Deri në këto momente edhe nga Kabineti i Kryeparlamentarit nuk ka as një deklaratë lidhur me këtë ngjarje. (TVM2)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Maj, 2022 20:40