Reagimi i LSDM-së ndaj fjalimit të Hristijan Mickovski

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 23, 2019 19:35

Reagimi i LSDM-së ndaj fjalimit të Hristijan Mickovski

VMRO-DPMNE është parti që, jo vetëm shet patriotizëm të rremë, por ka qenë një zë i lartë kundër integrimit të vendit në NATO dhe në BE, ajo ka qenë kundër përparimit dhe kundër reformave, thuhet në ragimin e LSDM-së, pas deklarimeve të liderit të VMRO-së, Mickoski, i cili ka akuzuar zaevon dhe LSDM për tregti me interesat e Maqedonisë së Veriut, përcjell in7.

Sipas kësaj partie, VMRO-DPMNE ka pasur më shumë se një dekadë për të bërë diçka për vendin, kohë të cilën kjo parti, siç thonë ata, e ka shfrytëzuar për të instaluar regjim, të cilin tani duan që ta reinstalojnë, por, sipas LSDM, më 12 prill do të pësojnë debakël, transmeton in7.

“Dekada e sundimit të VMRO-DPMNE është dekada më e errët e vendit tonë. Stanjacioni, izolimi, mbyllja, pasiguria, grindja me të gjithë fqinjët, e shënuan dekadën e sundimit të VMRO-DPMNE-së. Ndarja e qytetarëve dhe ndarja e mediave, pa të drejtë vote, pa gazetari të pavarur. Kodi i VMRO-DPMNE-së për të cilin flet Mickovski është një kod për rindërtimin e regjimit. Shqetësimi i rremë i VMRO-DPMNE-së për shtetin dhe qytetarët nuk i shkon për shtati VMRO-DPMNE-së. Kishin kohë një dekadë për të bërë diçka. Por ata nuk bënë asgjë për shtetin dhe qytetarët. E vetmja gjë për të cilën ata interesohen është se si të rinovojnë regjimin e të vazhdojnë rrugën e mbrojtjes së krimit dhe kriminelëve. VMRO-DPMNE është parti pa vizion, nuk ka program dhe qëllim konkret, prandaj i pret një debakël i vërtetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në 12 Prill, qytetarët do të votojnë për përparimin, zhvillimin, integrimin, do të konfirmojnë se shteti është në rrugën e duhur!”, përfundon reagimin e saj LSDM-ja.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 23, 2019 19:35