Reagon Ambasada e Rusisë ndaj deklaratës së Petrovskës

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Janar, 2022 07:49

Reagon Ambasada e Rusisë ndaj deklaratës së Petrovskës

Ambasada ruse në Shkup në rrjete sociale reagoi ndaj deklaratës së ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska për përfshirjen e mundshme të armatës së Maqedonisë së Veriut në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, edhe atë vetëm nëse NATO e kërkon një gjë të tillë.

“Rusia kurrë nuk e ka kërcënuar popullin ukrainas dhe nuk ka ndërmend të ndërmarrë ndonjë veprim agresiv. Me fjalë të tjera, ne nuk do të sulmojmë, pushtojmë apo godasim Ukrainën. Sa për trupat ruse – ata lëvizin nëpër territorin e tyre dhe kanë çdo të drejtë ta bëjnë këtë. Sa i përket Ukrainës, Kievi vazhdon të shmangë me kokëfortësi detyrimet e tij sipas Marrëveshjeve të Minskut, të cilat përfshijnë, në veçanti, vendosjen e një dialogu të drejtpërdrejtë me Donetsk dhe Luhansk dhe përcaktimin në Kushtetutë të një statusi të veçantë të Donbass. Zbatimi i qëndrueshëm dhe i plotë i “Paketës së Masave” të Minskut nga viti 2015 si një zgjidhje alternative është një kusht i domosdoshëm për zgjidhjen e krizës brendaukrainase”, thuhet në reagimin e Ambasadës ruse.

Ndryshe Petrovska më herët lidhur me obligimet e armatës së vendit si anëtare e NATO-s, në rast të invazionit rus në Ukrainë, ministrja tha se angazhimi i armatës së RMV, si edhe i armatave të të gjitha vendeve të tjera anëtare të NATO-s, definohet në konferencat për gjenerimin e forcave të cilat konkretisht për këtë temë mbahen nën koordinimin e Komandës supreme të forcave aleate të NATO-s në Minsk.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Janar, 2022 07:49

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare