Reagon ASH

Desk
By Desk January 10, 2020 17:48

700 mijë herë kemi dëgjuar 700 mijë marrëzira të BDI-së për 18 vite qeverisje

Se BDI, po i shfaq shenjat e para të frikës nga humbja e thellë, flasin reagimet e kësaj partie, të shkruara pa bazë!
Në fakt edhe duhet të kenë frikë, sepse po afrohet dita ku forca e pushtetit është tek sovrani i cili me padurim e pret datën e 12 prillit për ta sjellë ndryshimin.
Për gjithë këto vite pushtet kjo parti është përqafuar herë me VMRO-në herë me LSDM-në duke u bërë shërbëtor vetëm për të qenë pjesë e pushtetit. Dhe kjo është dëshmuar nga vetë ata disa herë.
12 prilli do të shkruajë epokë të re për shqiptarët në vend, shpresë dhe jetë për të gjithë e jo vetëm për ushtarët partiak të kësaj partie.
Sepse ndryshimi do të vijë si pasojë e politik bërjes së keqe për vite me radhë, sepse askush nuk është kundër jush si individë, por është kundër politikës tuaj dëmprurëse.
Nuk ekziston më ai “lider opozitar” që do ta mbajë gjithmonë BDI-në në pushtet, sepse është koha që vetë BDI të jetë opozitë.

Aleanca për Shqiptarët,
10.01.2020

Desk
By Desk January 10, 2020 17:48