Reagon Xhaferi pas kallëzimit penal: Nuk e kam interpretuar Kushtetutën

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 16 Shtator, 2022 20:58

Reagon Xhaferi pas kallëzimit penal: Nuk e kam interpretuar Kushtetutën

“E Majta” dorëzoi kallëzim në Prokurorinë Publike për ndjekje penale të kreu të Kuvendit Talat Xhaferi me elaborimin se ai me vullnetin e tij dhe në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin dhe rregulloren pamundësoi zbatimin e nismës qytetare për organizimin e referendumit. Por, Xhaferi është i bindur se nuk ka bërë interpretim por vlerësim të thelbit të nismës për referendum. Në intervistë për Televizionin 24 ai tha se nuk ka shkelur kompetencat e veta.

“Propozuesin e njoftoj se në kuptimin procedural, unë nuk e vlerësoj formën edhe ose mundem, por për thelbin them se keni problem thelbësor se në thelb, iniciativa është problematike në raport me Kushtetutën. Nuk interpretoj. Zbatoj ligjin dhe Kushtetutën”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Xhaferi thotë se asnjë nga kallëzimet e mëhershme penale ndaj tij nuk ka qenë i suksesshëm sepse është konstatuar rregullsia e veprimeve të tij.

VMRO-DPMNE-ja vlerëson se përveç që Xhaferi shkeli Kushtetutën dhe ligjet kur refuzoi nismën e tyre për referendum, ai vendosi një praktikë të rrezikshme.

“Mënyra e këtillë e sjelljes, supozoj tek disa mbështetës të partisë së tij bën pikë politike dhe ata thonë “të lumtë”, “shkëlqyeshëm”, “ti je I duhuri” dhe “ne jemi ata të cilët tani këtu qeverisim dhe tregojmë si bëhen punët” por nuk kupton se ka bërë dëm afatgjatë sepse atë që e bëri ndoshta një gjeneratë e ardhshme do ta shfrytëzojë si rregull sepse përjashtimi, nëse bëhet një herë bëhet rregull”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Një nismë tjetër për referendum paralajmëroi edhe E Majta. Pas kësaj, partitë opozitare maqedonase janë të gatshme për bllokim më rigoroz të ligjvënësit. /Alsat/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 16 Shtator, 2022 20:58