Reagon Ziadin Sela: Fetai duhet të jet i lirë, jo i falur!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Mars, 2022 00:16

Reagon Ziadin Sela: Fetai duhet të jet i lirë, jo i falur!

Presidenti Stevo Pendarovski ka marrë vendim që të fal persona të dënuar, përcjell TV21. Në listë gjendet emri i Abdylfeta Alimit, anëtarë i sigurimit të Kuvendit i cili është dënuar për ngjarjet e 27 prillit, e për të cilin kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dëshmonte se i ka shpëtuar jetën. Lista e të falurve është nënshkruar dje nga presidenti ndërsa sot është publikuar në Gazetën Zyrtare.


LEXO:

Personi Aleksandar Petrovski është liruar plotësisht nga vuajtja e mëtutjeshëm e dënimit me burg. Nga vuajtja e dënimit me burg janë liruar pjesërisht edhe Abdylfeta Alimi (8 muaj), Nexmedin Matoshi (4 muaj), Dimitar Mishkov (3 muaj) dhe Xhafer Nebija (5 muaj).
Pas këtij vendimi të Pendarovskit, kan reaguar kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, shkruan Almakos.

“U gëzova pa masë Feta, pa çka se tetë muaj falje sjanë asgjë në krahasim me shtatë vite padrejtësisht i dënuar. Ti duhet të jesh i lirë dhe jo i falur miku im. Falë teje jam e falë të qofsha!”, ka shkruar Sela në Facebook.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Mars, 2022 00:16

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare