Real Madrid-Barcelona, `El Clasico` edhe për talentin e Ajaxit

Desk
By Desk 6 Prill, 2019 20:01

Real Madrid-Barcelona, `El Clasico` edhe për talentin e Ajaxit

Pasi humbi garën për të marrë mesfushorin Frenie de Jong nga Ajaxi, Real Madrid pritet të sfidojë sërish Barcelonën në merkato, këtë herë për një tjetër talent, mbrojtësin Matthijs de Ligt.

Deklarata e Raphael Varane se mund të largohet gjatë merkatos së verës, ka detyruar drejtuesit madrilenë të hidhen në sulm për një nga mbrojtësit më të talentuar në qarkullim, 19-vjeçarin de Ligt, i cili po ashtu është një objektiv konkret i Barcelonës.

Katalanët kërkojnë të përdorin Frenkie de Jong për t’i mbushur mendjen mbrojtësit të pranojë kalimin në “Camp Nou”, ndërkohë që nga ana tjetër Real Madrid pritet të bëjë një ofertë të majme në drejtim të klubit holandez, për t’i bindur të lejojnë kalimin e kapitenit të tyre në “Santiago Bernabeu”.

Desk
By Desk 6 Prill, 2019 20:01