Real Madrid fiton me shumë vështirësi

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:52

Real Madrid fiton me shumë vështirësi

Real Madrid hasi shumë vështirësi, por ia doli të fitojë 2-1 kundër Shakhtar Donetsk, duke u ngjitur në vendin e parë të grupit D me 9 pikë.

Karim Benzema ishte autori i dy golave të fitores për ekipin e Carlo Ancelottit, teksa të dy asistet u dhuruan nga Vinicius Junior.

Ndeshja u zhblllokua pas çerek ore lojë, Benzema dërgoi lehtësisht topin në rrjetë dhe ky ishte goli numër 1000 i “Los Blancos” në kompeticionin e më të mirëve.

Goli numër 100 u shënua nga Di Stefano, Puskas realizoi golin numër 200, Beckham (600), Higuain (700), ndërsa 800 dhe 900 nga Cristiano Ronaldo, transmeton SS.

Real Madrid bëhet i pari klub që arrin shifrën e 1000 golave në Champions League.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:52
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.