Real Madridi mposhti Juventusin në miqësore, shënuan Benzema e Asensio

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 31 Korrik, 2022 10:40

Real Madridi mposhti Juventusin në miqësore, shënuan Benzema e Asensio

Real Madridi dhe Juventusi zhvilluan pas mesnate një ndeshje miqësore mes vete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndeshja u zhvillua nga ora 02:00 sipas kohës tonë lokale, teksa u fitua pastër 2:0 nga kampionët e Spanjës dhe Evropës.

Për skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti ishte kjo miqësorja e parë para-sezonale e fituar dhe e treta në total.

“Los Blancos” kishin pësuar humbje në ndeshjen e parë nga Barcelona, kurse luajtën baras me Club American nga Meksika.

Real Madridi nuk do të zhvillojë më ndeshje miqësore, derisa më 10 gusht takohet me Eintracht Frankfurtin në finalen e Superkupës së Evropës.

Skuadra nga Madridi sezonin e ri në La Liga e nis më 14 gusht, me ndeshjen në udhëtim te Almeria. /Gazeta Express/

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 31 Korrik, 2022 10:40
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.