Real Madridit i shtohet një tjetër konkurent në transferimin e lojtarëve, Newcastle

Desk
By Desk April 25, 2020 20:56

Real Madridit i shtohet një tjetër konkurent në transferimin e lojtarëve, Newcastle

Sipas mediave turke skuadra angleze, Newcastle United do të synojë transferimin e sulmuesit Alexander Sorloth.

Futbollisti aktualisht është në formë huazimi te skuadra turke Trabzonspor dhe ka lënë përshtypje me paraqitjet e tij.

Për futbollistin interesim ka shfaqur edhe Real Madridi mirëpo po mendohet se nëse Mohamed Bin Salman e blen klubin anglez atëherë kjo skuadër do të ketë shuma të mëdha parash në dispozicion për të blerë futbollist.

Kurse Sorloth aktualisht ka kontratë me Crystal Palace deri në qershor të vitit 2024.

Desk
By Desk April 25, 2020 20:56