Reali e mendon shkëmbimin James-Ruiz

Desk
By Desk December 19, 2019 20:34

Reali e mendon shkëmbimin James-Ruiz

Real Madridi është duke menduar që gjatë afatit të janarit të bëjë një shkëmbim me klubin italian, Napoli.

Sipas medieve spanjolle, klubi “mbretëror” dëshiron të shkëmbej James Rodriguez me Fabian Ruiz te Napolit.

Ruiz është duke treguar formë të mirë, edhe pse “napolitanët” nuk po arrijnë rezultate të mira këtë sezon të garave, transmeton GazetaScanner.

“Los Blancos” thuhet se janë gati të hyjnë në negociata me Napolin për shkëmbimin e James me Ruiz. Ndryshe, Ruiz është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane.

Desk
By Desk December 19, 2019 20:34