Reali në “luftë” më skuadrat e mëdha për Torres-in

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 11, 2020 20:36

Reali në “luftë” më skuadrat e mëdha për Torres-in

Real Madridi insiston që ta blejë gjatë kësaj verë, Ferran Torres e Valencias.

Sipas mediave spanjolle, “Los Blancos” shpresojnë se do ta fitojnë garën kundër disa klubeve evropiane për transferimin e yllit të skuadrës nga “Mestalla”.

Liverpool, Juventus dhe Borussia Dortmund janë vetëm disa nga klubet e mëdha evropiane që e duan 20-vjeçarin, por siç raportohet, Real Madridi është duke përgatitur një ofertë joshëse për Torres-in, transmeton Scanner.

Torres ka shënuar katër gola dhe ka bërë katër asistime këtë sezon të garave me Valencian.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 11, 2020 20:36