Reali ofron Modricin dhe 20 milionë euro për yllin e Interit

Desk
By Desk 11 Prill, 2019 19:55

Luka Modric duket gjithnjë e më larg Realit në fund të këtij sezoni.

Ulje-ngritjet e rendimentit të tij gjatë gjithë këtij sezoni, tregojnë se kroati do të marrë valixhet dhe do të shkojë drejt Interit.

Sipas asaj që raporton “Don Balon”, Reali është e gatshme të japë Modricin dhe 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e Milan Shkriniar, përcjellë Klan Kosova.

Kjo ofertë është e papranueshme për ziklatrit, të cilët e vlerësojnë sllovakun afërsisht 100 milionë euro.

Nga ana tjetër Interi ka ofruar 30 milionë euro pë kroatin, por Reali kërkon oferta me më shumë se 50 milionë euro.

Media spanjolle bën me dije se ky operacion do të diskutohet shumë në të ardhmen dhe do të varet nga trajneri që do të marrë drejtimin e Interit.

Desk
By Desk 11 Prill, 2019 19:55