Reali po planifikon shitjen e disa futbollistëve vitin e ardhshëm

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 20:57

Reali po planifikon shitjen e disa futbollistëve vitin e ardhshëm

Real Madrid po planifikon një spastrim të madh të lojtarëve të ekipit të parë, sipas AS.

Gjigantët spanjollë do të kursejnë mbi 100 milionë euro duke hequr Gareth Bale, Eden Hazard, Isco dhe Marcelo vitin e ardhshëm.

Luka Jovic dhe Jesus Vallejo gjithashtu mund të largohen pasi Reali kërkon të mbledhë fonde shtesë për yllin e Paris Saint-Germain Kylian Mbappe.

Ndonëse ylli francez mund të transferohet me parametra zero tek ekipi madrilen pasi mbetet pa kontratë nga klubi i tanishëm në verën e ardhshme, kërkesa e pagës javore nga francezi mund të ketë koston e madhe, që do të bënte që skuadra madrilene do të duhet të përgaditet për një mega-kontratë për 22-vjeçarin. /Lajmi.net

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 20:57
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.