Reali pyet për Kamavingën, Reni përgjigjet me 53 mln euro!

Desk
By Desk April 22, 2020 20:06

Reali pyet për Kamavingën, Reni përgjigjet me 53 mln euro!

Sipas mediave në Spanjë, skuadra e Real Madrid ka shfaqur interesim për 17 vjeçarin e skuadrës franceze, Ren. Behët fjalë për futbollistin e talentuar Eduardo Kamavinga, për të cilin skuadra e Renit ka kërkuar “vetëm” 53 milion euro!

Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan është mirë i vetëdijshëm për potencialin e mesfushorit të talentuar dhe është bindur me paraqitjet e 17 vjeçarit këtë sezon në Ligë e Parë të Francës, ku ka shënuar 1 gol dhe 2 asiste në 25 ndeshje.

Ndërkohë mesfushori 17 vjeçar, me prejardhje nga Angola, në nivel ndërkombëtar ka një paraqitje për U21 të Francës.

Desk
By Desk April 22, 2020 20:06