Rebalanci i buxhetit për vitin 2019, VMRO-DPMNE: Mungesë të investimeve kapitale. LSDM: Buxheti është zhvillimor

Rebalanci i buxhetit për vitin 2019, VMRO-DPMNE: Mungesë të investimeve kapitale. LSDM: Buxheti është zhvillimor

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka vazhduar me kritikat e saj për rebalancin e buxhetit për vitin 2019, i cili ndodhet në seancë plenare para deputetëve. Sipas saj, nuk ka realizim të investimeve kapitale dhe investime të huaja. VMRO akuzuan edhe për investimet në kulturë dhe arsim.

“Pamundësia për të investuar në projekte kapitale, kjo është pasqyra e këtij rebalanci. Pra rialokohen mjete jo vetëm nga sektori i arsimit, por në të gjitha sferat, për shkak të pamundësisë suaj për të realizuar investime kapitale. Le të kishit probleme një vit me projektet, por viti i tretë që jeni në pushtet”,- deklaroi Magdalena Manaskova nga VMRO-DPMNE.

Ndërkohë, nga LSDM dolën me qëndrim se buxheti është zhvillimor.

“Me rebalancin është parashikuar rritja e fondeve buxhetore. 70 milion denarë janë parashikuar për standard më të lartë të studentëve dhe 61 milion denarë më shumë për decentralizimin, fondet shtesë nëpër komuna, pagat e të punësuarve dhe për nevojat e shërbimeve në arsimin e mesëm dhe fillor”,- tha Zhklina Llazarevska nga LSDM.

Me rebalancimin e buxhetit të ardhurat totale janë planifikuar në nivelin 210.5 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet totale janë përcaktuar në 228.3 miliardë denarë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 19:15

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA