Reçica: Qytetarët nuk u besojnë institucioneve, gjyqësori me notën më të ulët të besimit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Dhjetor, 2022 22:31

Reçica: Qytetarët nuk u besojnë institucioneve, gjyqësori me notën më të ulët të besimit

Qytetarët nuk u besojnë as politikanëve, as institucioneve, kështu vlerëson Insituti për Demokraci, një hulumtim i bërë nga ata. Qytetarët janë ankuar për atë se partitë politike janë të përfshira në të gjitha institucionet dhe nuk ka vend ku nuk duhet të kesh lidhje partiake, kështu tha Vlora Reçica, sonte në Programin 200.

“Besimi i ulët që qytetarët kanë ndaj partive tregon edhe faktin se ata nuk besojnë se politikanët tanë mund ta bëjnë këtë. Besimi tek partitë është i ulët, në shkallën 1-10, është rreth 3.4, dhe në një anketë tjetër të Institutit për Demokraci, kemi pyetur edhe për politikanët dhe besimi është 3.2, që është edhe më i ulët, po kështu është edhe niveli i besimit në gjyqësor. Sipas opinionit të qytetarëve, partitë politike janë të përfshira në të gjitha institucionet dhe nuk ka vend ku nuk duhet të kesh lidhje partiake për të përparuar, për shërbimet që të duhen. Në shkallën 1-10, janë ushtria dhe bashkësitë fetare që kanë më shumë besim, por kanë edhe besim të ulët. Krahasuar me institucionet e tjera janë më të larta, nga ky numër shihet se besimi ndaj shtetit është shkatërruar totalisht”, tha Vlora Reçica, hulumtuese nga Instituti për Demokraci.

Vlora Reçica theksoi se qytetarët kanë humbur besimin në institucionet shtetërore. Gjyqësori ka besimin më të vogël në krahasim me institucionet tjera .

“ Besimi tek institucionet, tek lidershipi i shtetit ku duhet të jetë, njerëzit nuk besojnë më. Si nga institucionet shëndetësore publike, media, administrata publike, pushteti vendor, presidenti, qeveria, kuvendi, të gjitha institucionet janë këtu. Gjyqësori ka besimin më të vogël, pra institucionet e tjera janë në gjendje më të mirë në krahasim me gjyqësorin”. /Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Dhjetor, 2022 22:31

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare