Reciprociteti, ambasadori i i SHBA takim te Lista Serbe

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 21:51

Reciprociteti, ambasadori i i SHBA takim te Lista Serbe

Kërkon tejkalimin e situatës dhe palët të tregojnë kujdes

Një ditë pasi Lista Serbe kërcënoi me rrëzimin e qeverisë Kurti II, Ambasadori Amerikan në Kosovë, Joeffrey Hovenier i shkoi në zyrën e qeverisë, ministrit për kthim Goran Rakiq i cili është edhe kryetar i  kësaj liste.

Ai i ka bërë të qartë Rakiqit, qëndrimin e SHBA-së rreth reciprocitetit për dokumente nga ana e Kosovës si dhe për targa. Ndërsa i ka kërkuar të tejkalohet kjo situatë dhe palët të kenë kujdes.

Po ashtu, dipolomati tha se ia ka bërë me dije qëndrimin e SHBA për individin Milan Radiojçiq, i cili është i sanksionuar nga Thesari Amerikan. Radojçiq është nënkryetar i Listës Serbe.

“I kujtova disa nga qëndrimet e SHBA-së për disa nga këto çështje që përfshijnë masat e reciprocitetit që qeveria e Kosovës ka dashur të vendosë. Nga këndvështrimi ynë janë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe janë legjitime për t’u zbatuar. Ne gjithashtu folëm edhe për rëndësinë që të sigurohemi se shqetësimet e komunitetit serb të Kosovës të përfshihen në këto bisedime dhe të jenë në një element se si do të vazhdojnë gjërat.”

Lista Serbe një ditë më parë ka paralajmëruar se do të punojë në rrëzimin e qeverisë Kurti pas veprimeve të tij të fundit me masa reciprociteti.

Tv Klan

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 21:51