Referendum për matjen e rejtingut!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 21:20

Referendum për matjen e rejtingut!

Bazuar në përvojën e ndodhive politike në vend, analistët sugjerojnë VMRO-DPMNE-në, që të jetë më e ndjeshme kur bëhet fjalë për procesin e anëtarësimit në BE. Ata thonë se VMRO do të testoj reitingun partiak si dhe vullnetin e popullatës maqedonase, ngaqë populli shqiptar që moti kanë pas përcaktime të qarta sa i përket integrimeve Euro-Atlantike.

 Kërkesa për referendum e VMRO-DPMNE-së opozitare nuk mund të ketë sukses, tani, pasi që Maqedonia e Veriut veç më i ka bërë hapat e para drejt hapjes së negociatave me BE-në. Kështu vlerësojnë analistët politik të cilët thonë bëhet fjalë për një akt të kryer i cili ka kaluar filtrat e Parlamentit dhe ka marrë vulën e të përzgjedhurve të popullit. Analisti politik Zudi Xhelili thotë se VMRO DPMNE , do të mundohet maksimalisht t’i shfrytëzoj pakënaqësitë popullore eventuale nga marrëveshja me Bullgarinë. “Përmes referendumit (sidomos nëse e definojnë siç duhet pyetjen për tu deklaruar qytetarët maqedonas),mendoj do e zmadhojnë përkrahjen e tyre politike. Fakti që gjithë shqiptarët janë pro propozimit francez për marrëveshje me Bullgarinë, kjo situatë ndikon që pala tjetër të mendoj se janë humbës në këtë marrëveshje. Pra VMRO do të testoj rejtingun partiak si dhe vullnetin e popullatës maqedonase, ngaqë populli shqiptar që moti kanë pas përcaktime të qarta sa i përket integrimeve Euro-Atlantike!”, ka deklaruar për KOHA, Zudi Xhelili, analist.

Nga ana tjetër, politologu Sinisha Pekevski mendon se nuk do të ketë referendum dhe se VMRO-DPMNE përmes kësaj kërkese dëshiron ta forcon anëtarësinë e saj.

“Nuk besoj se VMRO-ja dëshiron të testojë vlerën dhe vlerësimin e saj me referendum, por më shumë duket më shumë të mbaj të zgjuar elektoratit të saj dhe e ashtuquajtura luftë për Maqedoninë. Personalisht mendoj se nuk do të ketë referendum dhe e gjithë kjo situatë vetëm po ruan tensionin dhe po forcon anëtarësinë e saj. Protokolli me Bullgarinë është punë e kryer, si dhe ndryshimi i kushtetutës, këtu nuk ka më dilema”, ka deklaruar për KOHA, Sinisha Pekevski, politolog. Bazuar në përvojën e ndodhive politike në vend, analistët sugjerojnë VMRO-DPMNE-në, që të jetë më e ndjeshme kur bëhet fjalë për procesin e anëtarësimit në BE, sepse edhe nëse Mickoski i fiton zgjedhjet e ardhshme, do të rrezikojë të përsëritet situata e para disa viteve ku edhe pse VMRO e Gruevskit doli fituese në zgjedhjet parlamentare, nuk arriti të formojë qeverinë. Ata pohojnë që në rrethana të tilla partitë shqiptare nuk janë të interesuara që të jenë shkas i ngecjes së procesit integrues të vendit në familjen e madhe evropiane. (koha.mk)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 21:20