Referendumi, Arsovski: Perndarovski po reteron nën presionin e pushtetit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Gusht, 2022 15:55

Referendumi, Arsovski: Perndarovski po reteron nën presionin e pushtetit

Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE sot ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentit Stevo Pendarovski mbi nismën për referendum për propozimin francez. Ai e akuzoi Pendarovskin se po reteron si pasojë e presionit të pushtetit.

“Ai për pak ditë arriti të gënjejë mbarë popullin, së pari për të fituar simpatinë e qytetarëve dhe të opinionit, deklaroi se duhet të bëhet referendum në drejtimin që e ka propozuar VMRO-DPMNE dhe kryetari Mickoski, që më pas thënë  politikisht, qeveria t’i ndrydhë dorën dhe t’i thotë se nuk ka nevojë për referendum dhe se e gjitha ishte manipulim. Me këtë, Stevo Pendarovski edhe një herë i ka përcjellë qëndrimet e Qeverisë, duke reteruar atë që ka thënë vetëm disa ditë më parë”, tha Dimçe Arsovski-VMRO- DPMNE.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Gusht, 2022 15:55