Referendumi, në mesnatë skadon afati për mbikëqyrje

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 23 Gusht, 2018 19:21

Referendumi, në mesnatë skadon afati për mbikëqyrje

Sonte në mesnatë skadon afati për mbikëqyrje publike në listën zgjedhore dhe paraqitja e diasporës për votim në referendum për më 30 shtator.

Deri në përmbyllje të këtij afati,  sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, bëhet e ditur se janë paraqitur gjithsej 2,437 fletëparaqitje nga qytetarët në përfaqësitë diplomatike-konsullore të Maqedonisë në diasporë, ku referendumi do të mbahet më 29 shtator, një ditë më herët se në Maqedoni.

Sipas të dhënave nga KShZ, nga gjithsej 2 mijë e katërqindetridhjeteshtatë fletëparaqitje, KShZ i ka pranuar vetëm 2 392, kurse 39 janë refuzuar. Sipas KShZ-së, numër më të madh të fletëparaqitjeve për votim janë në Bern, me 256, në Lubjanë 213, në Londër 127, në Toronto 136, Vjenë 108, Kanbera 99 e kështu me radhë. Deri më tani interes më të ulët nga qytetarët ka në Talin, Kiev dhe Prishtinë. Nga zyra për informim e KShZ-së thonë se deri më sot janë akredituar vetëm dy organizata për monitorimin e referendumit,  Fondacioni për sisteme zgjedhore “IFES” dhe Asociacionit qytetar MOST.

Lidhur me të dhënat nga mbikëqyrja publike në Listën Zgjedhore, deri në orën 18, mbi 15 mijë qytetarë kanë bërë verifikimin  on-line, kurse rreth 5 mijë qytetarë kanë kryer mbikëqyrjen e të dhënave në zyrat rajonale të KShZ-së brenda vendit.

 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 23 Gusht, 2018 19:21