Reflektimet psikosociale të Covid-19 në jetën e njeriut!

Reflektimet psikosociale të Covid-19 në jetën e njeriut!

Luftën kundër koronavirusit e vështirësojnë edhe shpjegime dhe informacione të dyshimta, jo objektive, falsifikim të të dhënave, zmadhim ose zvogëlim të dukurisë. E gjithë kjo shkon në shërbim të dikujt, por jo të popullatës dhe shëndetit të saj, e cila është e interesuar për siguri, liri lëvizjeje.

Nga prof. Xheladin MURATI

Teksa numri i të prekurve me covid-19 diku rritet e diku zvogëlohet ndërsa si pasojë e saj numri i viktimave mbetet i lartë. Në opinion lidhur me këtë virus diskutohen shumë pyetje: Nga erdhi virusi, kush e solli, kujt iu dedikua ky virus fantazmë, a është mungesë imuniteti i popullatës apo covid-19 është porositur nga dikush? Dhe shumë pyetje të tjera: sa do zgjasë, kur do të tejkalohet, kur do të krijohen barna e vaksina për luftën kundër tij? Faktikisht jetojmë në opsione, në frikë, në stres. Dhe me arsye sepse thuhet se Covid-19 do të mbetet gjithnjë dhe lufta kundër tij është krijimi i imunitetit kolektiv.

Por ndodhi dhe u shfaq virusi korona, u përhap me shpejtësi të paparë në tërë globin, fjala se i panjohur për medicinën, por ideja themelore e atyre që e përhapën nëpër eter në globin tokësor qëndron si sekret dhe fshehtësi apo i pa bërë zyrtar se virusi ka për qëllim shfarosjen e pleqve përkatësisht zhdukjen e një pjese të madhe të popullatës si e papëlqyer për udhëheqësit botëror dhe lokal. Për këtë konstatim nuk duhet shumë mendje. Këtë e tregon vdekshmëria e tyre edhe pse ka përjashtime, të cilët nuk arritën ti mbrojnë.

PREMISAT

Është vështirë të imagjinohet ndonjë gjë më brutale se sa sulmi i koronavirusit në popullatë.
Kjo gjendje pandemike e rrezikshme do të shkaktoj dhembje dhe ndjenjë faji më vonë.
Ndalimi i lëvizjes dhe izolimi i popullatës është krejt johumane, ora policore nuk e ndal virusin, por e rrit ankthin, shqetësimin, arrogancën, pakënaqësinë etj.
Është gabim dhe jonjerëzore të moshuarit të përfundojnë në shtratin e vdekjes pa vizitën e të afërmve dhe familjarëve.
Zbatimi i politikës izoluese është gjithçka por problemet do të reflektojnë negativisht në shëndetin mendor, në psikën, në moralin, në ndjenjat dhe ekuilibrin biosocial.
QASJET DHE ASPEKTET

Dhe kjo, që ndodh, sot këtu tek ne e gjetiu mund të përshkruhet shkurtë me tri falë: jetë, dhimbje e buzëqeshje.

– Jetë, sepse luftohet për jetën dhe me jetën.

– Buzëqeshje sepse dikush qeshë me situatën, mburret, është krenar duke ua ndërpre buzëqeshjen të tjerëve dhe

– Dhimbje se si përfundon jeta e pleqve dhe jo vetëm e tyre, të cilët janë pararendës i zhvillimit që është arritur deri sot.

Reflektimet psikosociale të masave që merren në luftën kundër Covid-19 janë më të rrezikshme se vet virusi mbase pasojat e izolimit e të vetëizolimit, orët policore të zgjatura pa nevojë tek njeriu në shkallë të madhe shfaqin shenja frike, traumatizohen, bien në depresion, ndodhin çrregullime të personalitetit, shfaq agresivitet me arsye, krijon stres të akumuluar dhe trishtim, nxit ndjenjën e diskriminimit, krijon elemente dhune, njeriu pëson çrregullim emocional dhe social, tek njeriu nuk shprehen më ndjenjat dhe mendimet e brendshme të tij. Mandej masat shtrënguese për parandalimin e virusit, i cili siç duket përhapet nga natyra përmes erës më shumë se sa nga kontaktet nuk janë efikase. Unë pajtohem dhe respektoj mendimin se çdo masë shtrënguese si këto që ndodhin në shoqërinë tone do të ishin të arsyeshme për 15 deri 20 ditë, çdo kohë tjetër janë dëmprurëse. Kështu mendojnë edhe autor të psikologjisë sociale dhe pedagogjisë sociale po edhe të sociologjisë.

Njeriu ka nevojë për mbrojtje dhe kujdes personal e shoqëror në luftën kundër virusit, ka nevojë për siguri dhe qetësi shpirtërore por jo në forma agresive, në forma të izolimit madje me orë policore. Ai ka nevojë për masat mbrojtëse. Derisa është e natyrshme njeriu të jetë i lirë, të ecë në natyrë të merr oksigjen për mushkëritë, pushtetarët i mbyllin në shtëpi. Atëherë si të shërohen njerëzit e mbyllur, të izoluar ku krijohen vetëm strese, depresione, neveri, arrogancë, çrregullime psikike e të ngjashme? Mendoj se masat agresive që ndërmerren siç janë izolimi i skajshëm, reduktimi i lirisë së ecjes, mbyllja nëpër shtëpi, kufizimi i kohës së lire e të ngjashme kanë edhe premisa politike. Qeveria me siguri me këto veprime do të përfiton fonde nga jashtë për të tejkaluar krizën ekonomike. S’kam gjë kundër saj, por populli po çartafilet nga mendja.

Virusi mund të luftohet me sukses vetëm me dezinfektimin e ajrit, dezinfektimin e rrugëve, të hyrjes së banesave, të vendosjes në rrugë dezinfektues ku kalimtarët mund ti përdorin, të pastrohen apo të lahen rrugët, jo të stërpiken, në hyrje të tregjeve, të marketeve të ketë dezinfektues e të ngjashme. Koronavirusi mund të quhet edhe formulë sekrete e vdekjes së planifikuar në ndonjë laborator e i përkrahur nga politika globale për uljen e numrit të popullsisë, në veçanti të popullsisë së moshuar. Mbase ajo konsiderohet si ngarkesë për shoqërinë, është jo produktive dhe shumë shfrytëzuese. Dhe kjo është publike, nuk fshihet. Udhëheqësit e shteteve në emër të mbrojtjes dhe të kujdesit për shëndetin e popullsisë e të njerëzimit, atë e çojnë drejt vdekjes jo të natyrshme, vdekjes me dhunë. E tërë kjo mbështetet në një ide famëkeqe se duhet bërë shfarosja e pleqve në rruzullin tokësor për ta liruar globin nga popullata jo aktive dhe jo dobiprurëse. Sa gabim dhe fatkeqësi!

Për këtë ka më shumë argumente:

– izolimi i të moshuarve mbaron në shtratin e vdekjes, madje as nuk lejohet të vizitohen nga të afërmit e tyre;

– është bërë ndalimi i vizitorëve dhe të afërmve gjatë pandemisë;

– shumë sjellje të pushtetit janë torturuese ndaj popullatës dhe të sëmurëve;

– ka shumë sjellje johumane;

Kjo që po ndodh është e rrezikshme dhe këtu shtrohet pyetja? A duhet të ndërtohen rregulla mbi qëndrimin në distancë prej 1,5 deri në 2 m? Pse nuk lejohet të shfrytëzohet natyra, ajri i pastër, thithja e oksigjenit, që mendoj se janë faktor me rëndësi në luftë kundër virusit. Njëherit tek popullata duhet të zhvillohet ndërgjegjja për përgjegjësi personale dhe kolektive dhe vetëdija personale e kolektive për t’u mbrojtur dhe vetëmbrojtur. Kjo është më e rëndësishmja, se një ditë masat restriktive do të mbarojnë por pa sukses. Ndërgjegjja, vetëdija dhe përgjegjësia mbeten aleatët më të sigurt të luftës kundër virusit.

A nuk e kupton pushteti se përballet me probleme të mëdha sociale, ekonomike, njerëzore e humane sepse nuk mund të gjej një kompromis midis nevojës për mbrojtje të popullatës nga koronavirusi nga njëra anë, dhe mbrojtjes nga vdekja e njerëzve të izoluar nga ana tjetër? Mbrojtja e popullsisë ka edhe premisa politike. Politika gjen arsyetim vetëm për mbyllje të popullatës, mbyllje e cila çon në humnerë dhe nuk siguron mjete mbrojtëse, nuk siguron barëra dhe teste për kontroll të popullatës. Në këtë kohë krize globale njerëzimi ka nevojë për butësi, për sjellje korrekte, për ndjenjë humane, për respekt e korrektësi. Beteja kundër koronavirusit do të jetë e vazhdueshme, por shëndeti mendor i njeriut, i popullatës do të vihet në pikëpyetje. Kjo do të jetë luftë më e vështirë për ta rikthyer stabilitetin biopsikosocial, qëndrrueshmërinë psikike mbase kjo nuk është luftë me plumba por me viruse.

Luftën kundër koronavirusit e vështirësojnë edhe shpjegime dhe informacione të dyshimta, jo objektive, falsifikim të të dhënave, zmadhim ose zvogëlim të dukurisë. E gjithë kjo shkon në shërbim të dikujt, por jo të popullatës dhe shëndetit të saj, e cila është e interesuar për siguri, liri lëvizjeje. Dhe me të drejt reagon kundër kufizimit të lirës, kundër orës policore, sepse nuk humbet virusi nëse 2 apo 3 ditë mbyllet popullata në shtëpi dhe 5 apo 6 ditë ajo shëtit rrugëve, bën pazar, lëviz, shkon në punë etj. Në tërë këtë katrahurë virusale më të prekur janë të moshuarit dhe adoleshentët të cilët kanë dy orë liri për lëvizje në ditë. Ky është diskriminim i pushtetit ndaj tyre me pa arsye. Popullata e mjerë e sulmuar sa nga virusi fantazmë, po aq edhe politika pushtetare, nuk i mbetet gjë tjetër veçse nënshtrimit ndaj masave izoluese me frikë nga gjobat e mëdha.

PËRFUNDIM

Drama e krijuar nga sulmi I virusit corona, pavarësisht se si do të shkon deri në fund, atë duhet ta luftojmë të gjithë me mjete të arsyeshme sepse:

Së pari, ka të ngjarë se virusi përhapet me anije kozmike nëpër glob, ai shpërndahet sikur me e fry era pa kurrfarë pengese dhe kjo e bën të pamundur mbrojtjen nga ai.

Së dyti, virusi korona shkakton dhimbje dhe ndjenjë faji dhe ky faj ndoshta nuk do të pranohet kurrë, por do të del në shesh.

Së treti, diagnozën e dimë edhe nuk e dimë, por prognoza është e tmerrshme. Sipas ekspertëve, nëse u besojmë atyre, edhe nuk dihen karakteristikat e virusit.

Së katërti, lufta e vetme me Covid-19 apo virusin fantazmë është distanca shoqërore, parim që është në kundërshtim me socializimin e njerëzimit mbase ajo e rrit edhe distancën fizike dhe kjo e problematizon komunikimin. Socializimi afron, e kundërta e tij krijon egoizmin. Distanca shoqërore nuk ka kuptim për njerëzimin.

Së pesti, duhet bërë e qartë se masat shumë restriktive që ndërmerren në luftën kundër virusit shpien në probleme jo vetëm me vetveten por edhe në pasoja më të rënda sociale. (koha.mk)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 25 Prill, 2020 20:46

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.