Reformat në sektorin e sigurisë dhe inteligjencës, larg finalizimit, thotë Geer

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 19 Tetor, 2022 14:11

Reformat në sektorin e sigurisë dhe inteligjencës,  larg finalizimit, thotë Geer

Reformat në sektorin e sigurisë dhe të inteligjencës janë larg nga përfundimi, sipas ambasadorit evropian David Geer.

Sipas tij, procesi i integrimit në BE, i cili tani po merr vrull pas hapjes së negociatave dhe sjell kërkesa shtesë në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, duhet të përdoret për t’i çuar ato përpara.

“Duhen përpjekje dhe vullnet shtesë nga ana e Qeverisë, Parlamentit dhe partive politike dhe palëve të tjera të interesit, jo vetëm për shkak të procesit të negociatave me BE-në, por mbi të gjitha për shkak të interesave të qytetarëve, tha Geer në konferencën vjetore të organizuar nga Qendra e Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë (DCAF), e cila mbahet sot në Shkup.

“Mbikëqyrja dhe kontrolli i shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës dhe reformimi i tyre është një çështje komplekse, por është një proces shumë i rëndësishëm. Kuvendi ishte një partner i përkushtuar në këtë proces. Presim që legjislacioni ekzistues i monitorimit të ndryshohet, në mënyrë që komisionet mbikëqyrëse në Kuvend të funksionojnë më mirë dhe Këshilli Mbikëqyrës Qytetar të jetë plotësisht funksional. Krijimi i një “dhome të sigurt” duhet të ndodhë pa vonesë të mëtejshme”, theksoi Geer.

Sipas tij, shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës kanë treguar hapje dhe vullnet për të bashkëpunuar me Komisionin Mbikëqyrës Parlamentar, si dhe me shoqërinë civile, dhe ky, sipas tij, është një hap i rëndësishëm përpara që kërkon transparencë dhe llogaridhënie më të madhe.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 19 Tetor, 2022 14:11

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare