Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Refugjatët në Ballkan: Rrugë të reja, dhunë dhe vdekje!

Refugjatët në Ballkan: Rrugë të reja, dhunë dhe vdekje!

Redaksia 2 vjet ago

Në fillim të prillit, policia greke përdori në afërsi të Selanikut, në Greqinë Veriore gaz lotsjellës, për t’i penguar migrantët që të merrnin rrugën për në Maqedoninë e Veriut. Objektivi i migrantëve: Evropa Qendrore dhe Perëndimore. Motivimi i tyre: një sërë lajmesh false në mediat sociale, sipas të cilave qenë hapur kalimet kufitare për në Maqedoninë e Veriut dhe për në Shqipëri. Rreth 2000 vetë i besuan kësaj thashethemeje dhe u nisën në drejtim të Veriut të Greqisë. Pas tri ditësh, edhe migrantët e fundit hoqën dorë dhe u kthyen në strehimet e tyre. Një pjesë e madhe e rreth 70.000 migrantëve, që qëndrojnë në Greqi dhe në Ballkanin Perëndimor, duan të vazhdojnë rrugën në drejtim të Veriut – dhe ndodhen para një sërë pengesash. Maqedonia e Veriut dhe Hungaria ngritën para pak vitesh gardhe me tela me gjemba në kufijtë jugorë të vendit. Bullgaria njihet për mënyrën e ashpër të veprimit ndaj migrantëve. Kjo bëri që të krijohej një itinerar alternativ ballkanik.

Pikënisja e këtij itinerari është edhe më tej Greqia. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrimin të Kombeve të Bashkuara (IOM) atje qëndrojnë rreth 60.000 migrantë. Ata rrinë të strehuar në banesa ose në kampe refugjatësh. Organizatat e ndihmës kritikojnë se refugjatët në ishujt grekë pranë bregdetit turk nuk kanë akses në WC të pastra ose u mungon uji. 34.000 migrantë arritën sipas organizatës së mbrojtjes së kufirit të BE-Frontex në Greqi në 2018-ën, përmes Mesdheut Lindor. 5.600 janë sipas IOM këtë vit. Në vitin 2018 në rrugë e sipër vdiqën 174 vetë. Edhe këtë vit ka pasur të paktën një dyzinë të vdekur.

BOSNJË-HERCEGOVINA

Migrantët pa leje hyrjeje nuk mund t’i kalojnë më kufijtë e hyrjes nga Greqia në Maqedoninë e Veriut dhe nga Serbia në Hungari. Prandaj u krijua një itinerar alternativ përmes Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës për në Kroaci. Në shtetet e Ballkanit Perëndimor ndodhen rreth 10.000 migrantë, më pak se 4000 ndodhen në Bosnjë, sipas një raporti të IOM. Kjo konfirmon që itinerari i refugjatëve ka ndryshuar në drejtim të Veriut. Qeveria e Bosnjës pret një rritje të mëtejshme të numrit të refugjatëve. Vitin e kaluar BE i vuri në dispozicion Bosnjës rreth nëntë milionë euro për strehimin e refugjatëve.

Bosnjën i ndan nga Kroacia një kufi i gjatë, pjesërisht malor. Organizata e të Drejtave të Njeriut Amnesty International kritikon mënyrën si i trajton policia kroate migrantët. Ata i kthejnë pas në Bosnjë, pa u dhënë mundësi që të paraqesin kërkesë për azil. “Shumë përshkruajnë si i godasin dhe i frikësojnë dhe si u vjedhin dokumentet e udhëtimit dhe celularët ose ua shkatërrojnë”, thuhet në një raport të publikuar në mars. Kroacia i kishte kundërshtuar më parë gjithmonë kritika të ngjashme.

SHQIPËRIA

Në rrugën nga Greqia për në Bosnjë ndodhet Shqipëria, një nga vendet më të varfra të Evropës. Çdo vit janë më shumë se 20.000 shqiptarë që paraqesin kërkesa për azil në BE. Që kur është ngritur itinerari alternativ, policia shqiptare kap shumë më tepër migrantë pa dokumente. Në vitin 2018, sipas IOM ishin 3400 vetë, në krahasim me rreth 750 vetë në vitin 2017.

Raporte të mediave, sipas të cilave në Shqipëri do të ngrihet një kamp për pranimin e migrantëve të shpëtuar në Mesdhe, nuk u konfirmuan. Në vend të kësaj, Shqipëria ratifikoi në fillim të vitit një marrëveshje me Organizatën e Mbrojtjes së Kufirit të BE, Frontex, e cila do të ndihmojë që të ndalohen në kufirin shqiptaro-grek migrantë pa leje hyrjeje. Një vendim i ngjashëm është marrë edhe midis Frontexit dhe Malit të Zi.

MAQEDONIA E VERIUT DHE BULLGARIA

Sipas raportit të IOM, në Maqedoninë e Veriut ndodhen aktualisht 35 migrantë. Kjo që kur ky vend e mbylli kufirin me Greqinë për migrantët. Për shkak të përplasjeve midis migrantëve dhe policisë në Greqi, Bullgaria e ka forcuar mbrojtjen e kufirit, bën të ditur ministri i Brendshëm bullgar. Mënyra e ashpër e veprimit të Bullgarisë kundër migrantëve ka efekt frikësues: në vitet 2015 dhe 2016 kërkesë për azil në Bullgari paraqitën, në secilin vit, nga 20.000 vetë. Në vitin 2018 ishin vetëm 2.500 vetë, kjo është statistika e agjencisë shtetërore për refugjatët. (DW)

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Apostolakis: Ta shfrytëzojmë Marrëveshjen e Prespës për të pasur rezultat më të mirë të mundshëm
Next: Aksident në Çair, disa të lënduar

Të ngjashme

redaksia FLAKA, 5 vite me Ju dhe për Ju

FLAKA, 5 vite me Ju dhe për Ju

Redaksia 9 orë ago
policija Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

Redaksia 11 orë ago
stylish-new-york-restaurants-07-750x430 Restorantet kërkojnë të bëhen dasma në Maqedoni

Restorantet kërkojnë të bëhen dasma në Maqedoni

Redaksia 14 orë ago

TË FUNDIT

redaksia FLAKA, 5 vite me Ju dhe për Ju

FLAKA, 5 vite me Ju dhe për Ju

auto_Sequence-01.00_48_55_11.Still2141615063265 Largimet dhe hyrjet e reja në PS, Kalemaj: Cili është kriteri? Gramoz Ruçi ka 30 vjet në politikë

Largimet dhe hyrjet e reja në PS, Kalemaj: Cili është kriteri? Gramoz Ruçi ka 30 vjet në politikë

Vjosa-Osmani-95018277172772727 Osmani për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem: Do të koordinohemi me SHBA-në

Osmani për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem: Do të koordinohemi me SHBA-në

b6ee2c0c79c3ccd2faf5ccceeb1ecf08o2 Shkëlqen Messi, Barcelona mposht Osasunan

Shkëlqen Messi, Barcelona mposht Osasunan

zijadin-sela-photo-by-birn-640 Sela për Euronews: Shqetësuese është heshtja e shtetit amë lidhur me problemin e shtetësisë

Sela për Euronews: Shqetësuese është heshtja e shtetit amë lidhur me problemin e shtetësisë

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.