Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Regjistrimi, do të angazhohen rreth 6 mijë persona

Regjistrimi, do të angazhohen rreth 6 mijë persona

Redaksia 1 muaj ago

Enti Shtetëror i Statistikës do të përmbyll së shpejti përgatitjen e Metodologjisë për zbatimin e regjistrimit, si akt nënligjor i detajuar që definon procedurën. Sipas zv/drejtorit të Entit të Statistikës Ilmi Selami, edhe pse ligji parashikon prezantimin e Metodologjisë së punës në afat prej një muaji nga miratimi i ligjit, kjo do të ndodhë më shpejt, ose në afat prej 10 deri 15 ditësh. Edhe pse pati vonesa në miratimin e Ligjit të regjistrimit të Kuvend, zv/drejtori Selami sqaron për Alsat se Enti i Statistikës nuk do të ketë problem dhe vonesa me organizimin, të cilin e ka filluar më herët.

Për regjistrimin do të angazhohen rreth 6 mijë persona, prej të cilëve 5 mijë regjistrues terreni dhe 1 mijë instruktorë rajonal dhe komisionerë rajonal. Konkursi për angazhimin e tyre pritet të shpallet gjatë ditëve të ardhshme dhe menjëherë pas selektimit do të vijojë periudha e trajnimit. Muaj më parë Statistika siguroi 5650 pajisjet elektronike laptopë, ku regjistruesit do të fusin të dhënat e personave që do të regjistrojnë, kurse Statistika punon në përditësimin e Aplikacionit i cili po ashtu thonë se do të jetë gati së shpejti.

Meqë regjistrimi elektronik i diasporës fillon më herët, Enti i Statistikës do të realizojë fushatë informuese për këto persona. Sipas ligjit, shtetasit me punë ose qëndrim të përkohshëm jashtë vendit fillimisht duhet të regjistrohen në aplikacionin e faqes elektronike dhe më vonë t’u mundësohet të plotësojnë formularin me të dhënat e tyre personale. Regjistrimi elektronik do të bëhet nga 1 marsi deri më 21 prill.
Mundësia e dytë për regjistrimin e personave që jetojnë jashtë vendit është edhe nëpërmjet një të afërmi të tyre të moshës madhore i cili do t’i posedojë të dhënat personale të personave që synojnë të regjistrohen. Shtetasit që jetojnë në vend dhe qytetarët e tjerë me leje qëndrimi në Maqedoni, amvisëritë dhe banesat do të regjistrohen nga data 1 prill deri më 21 prill.

Në periudhë pandemie, institucionet shëndetësore parashikojnë masa të veçanta mbrojtjeje gjatë regjistrimit, paralajmëron zv/ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani.

Punojmë në përpilimin e protokolleve. Kemi edhe disa javë deri në fillimin e procesit por në parim bazohemi në protokollet kryesore që i posedojmë për të gjitha aktivitetet e tjera që bëhen. Qëllimi i regjistrimit të popullsisë nuk është që të hymë në shtëpi por të regjistrojmë popullsinë. Mund të hynë brenda vetëm tek ata të cilët paraqitet nevoja, respektivisht tek personat që nuk mund të dalin jashtë shtëpive – tha Ilir Hasani, zv/ministër i Shëndetësisë.

Regjistrimi do të realizohet në shtatë gjuhë, në maqedonisht, në shqip, në turqisht, në gjuhën rome, vllahe, serbe dhe boshnjake, cilëndo gjuhë që kërkon personi që regjistrohet./ALSAT

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Pikëpagesat rrugore kanë humbur 10 milionë euro
Next: Grubi: Shpërndarja e nëpunësve administrativ përfundoi 2 muaj para afatit ligjor

Të ngjashme

158249489_10219009933462894_4276938085568126262_o 7 Marsi, Hasani viziton mësuesin e tij.

7 Marsi, Hasani viziton mësuesin e tij.

Redaksia 8 minuta ago
157664006_2344132049044132_665042041485594914_n Bejta me urim të veçantë për 7 Marsin

Bejta me urim të veçantë për 7 Marsin

Redaksia 12 minuta ago
auto_ljupco-nikollovski-780x4391610476245 Nikollovski: I zgjatëm dorën VMRO-së për përparim të vendit

Nikollovski: I zgjatëm dorën VMRO-së për përparim të vendit

Redaksia 15 minuta ago

TË FUNDIT

158249489_10219009933462894_4276938085568126262_o 7 Marsi, Hasani viziton mësuesin e tij.

7 Marsi, Hasani viziton mësuesin e tij.

157664006_2344132049044132_665042041485594914_n Bejta me urim të veçantë për 7 Marsin

Bejta me urim të veçantë për 7 Marsin

Goran-Milevski “Opozita në Qeveri”, Milevski: PLD nuk merr pjesë në dasmë

“Opozita në Qeveri”, Milevski: PLD nuk merr pjesë në dasmë

auto_ljupco-nikollovski-780x4391610476245 Nikollovski: I zgjatëm dorën VMRO-së për përparim të vendit

Nikollovski: I zgjatëm dorën VMRO-së për përparim të vendit

02.11.2018_zaev_press_1-750x430 Zaev: Do të gjejmë zgjidhje me Bullgarinë

Zaev: Do të gjejmë zgjidhje me Bullgarinë

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.