Regjistrimi i popullsisë, Dimovski: Pushteti po bën pazare politike. Kostadinov: 16 vite pa regjistrim për faj të VMRO-së

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 30, 2019 19:59

Regjistrimi i popullsisë, Dimovski: Pushteti po bën pazare politike. Kostadinov: 16 vite pa regjistrim për faj të VMRO-së

VMRO-DPMNE ka kërkuar që regjistrimi i popullsisë dhe amvisërive të shtyhet për në vitin 2021.

Ilija Dimovski nga kjo parti tha se ligji i propozuar nga Qeveria nuk është i precizuar, teksa akuzoi pushtetin për pazare politike rreth Ligjit për regjistrim. Dimovski tregoi edhe vërejtjet që ka partia e tij.

“Kërkojmë përcaktimin e të gjitha shprehjeve dhe nocioneve që përdoren në ligj. Duhet të definohet se çfarë është popullsia, çfarë është amvisëria, çfarë është vendbanimi… Patjetër të themi se nuk kemi besim që drejtori i Entit për Statistikë të jetë bartës i gjithë operacionit statistikore. Ekziston rregullativë serioze, numër të madh të dokumenteve nga BE dhe EUROSTAT dhe ajo që duhet të bërë RMV është që t’i inkorporojë ato në legjislativin e vetë dhe t’i zbatojë. Regjistrimi nuk guxon dhe nuk duhet të kuptohet si frikë ose gëzim i asnjë bashkësie etnike për shkak të mundësisë për fitim ose humbje të çfarëdo të drejte qytetare”,- theksoi Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE.

Por, nga LSDM në ndërkohë thonë se VMRO-DPMNE për 11 vjet me radhë bllokon përparimin dhe reformat dhe të njëjtën dëshiron ta bëjë tani edhe me regjistrimin e popullsisë.

Sipas tyre, për faj të VMRO-DPMNE-së, Maqedonia e Veriut është i vetmi vend në Evropë që për 16 vite nuk ka realizuar regjistrim të popullsisë.

“Të gjitha këto veprime të VMRO-DPMNE-së janë dyfytyrësi dhe përpjekje për të futur pazar politik në realizimin e regjistrimit. Nga viti i kaluar, në nëntor kur është shpalosur Ligji për regjistrim dhe deri më sot, VMRO-DPMNE nuk kishte asnjë vërejtje, tani kur është futur në procedurë parlamentare, menjëherë lajmërohet paqartësi dhe dilema. Unë jam absolutisht i bindur dhe optimist se nëse ata me të vërtetë kanë sugjerime konstruktive, duhet t’u jepet një shans në një procedurë dialogu, dhe nëse ka sugjerime konstruktive, ato do të ishin të pranueshme. Por, absolutisht, duhet të gjithë aktorët politikë ta largojmë politikën dhe zbatimi i regjistrimit të jetë si një operacion statistikor”,- theksoi Kostadin Kostadinov nga LSDM.

Propozim-ligji për regjistrimin e popullsisë ndodhet në procedurë parlamentare për miratim dhe parashikon zbatimin e tij në vitin 2020.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 30, 2019 19:59