Regjistrimi i popullsisë, Qeveria: Shpresojmë për konsensus pas zgjedhjeve

Regjistrimi i popullsisë, Qeveria: Shpresojmë për konsensus pas zgjedhjeve

Një milion e 814 e 263 votues, do të mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 15 korrikut. Por edhe këtë vit, vendi hyn në zgjedhje pa e ditur se sa banorë ka. Regjistrimi i fundit është bërë në vitin 2012. Përpjekjet për regjistrim pasues, kanë dështuar në vazhdimësi. Ligji për regjistrim të popullsisë ka kaluar në qeveri, por përbërja e fundit parlamentare nuk arriti të gjejë konsensusin e nevojshëm për ta miratuar. Nga qeveria shpresojnë që regjistrimi të mbahet menjëherë pas zgjedhjeve, por për të mos ardhur në situatë që i njejti të kontestohet nga ndonjë parti, është mirë të ketë konsensuz.

“Pres që pas zgjehdjeve, me formimin e parlamentit, të gjithë këto çështje që zvarriten me apo pa arsye, të përfundojnë, përfshirë këtu edhe regjistrimin. Mirë është të përcaktohen rregullat që do të jenë më pas fakte nga të cilat nuk ikim dot. Të përcaktohen rregulla që do jenë të pranueshem për të gjithë.”, tha Oliver Spasovski, kryeministër teknik.

“Në vitin 2012 regjistrimi dështoi për shkak të mënyrës se si lexohej ligji nga dy bashkësitë etnike. Ai konsensus u arrit, por jo edhe konsensusi i përgjithshëm politik në Kuvend për ta miratuar atë ligj. Unë mendoj se zgjidhja e sjellë në Qeveri është zgjidhje e mirë, e duhet të zbatohet, por do të ishte më mirë nëse të gjithë jemi të përfshirë në regjistrimin e popullsisë. Do të ishte mirë që menjëherë pas zgjedhjeve të fillojmë me përgatitjet për organizimin e regjistrimit.”, tha Bujar Osmani, zv/ kryeministër për Eurointegrime.

Nga qeveria përkujtojnë se regjistrimi nuk është vetëm operacion i thjeshtë statistikor, por ai është shumë i rëndësishëm jo vetëm për biseidimet me BE-në, por edhe për planifikimin e politikave, për ekonominë dhe për ndjekjen e proceseve demokratike. Opozita kundështoi propozimin e fundit i cili, sipas tyre nuk ishte në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe interesat kombëtare të vendit.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 2 Korrik, 2020 19:49

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.