Popullsia e përgjithshme rezidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas grupit të moshës pesëvjeçare dhe gjinisë, tregon që numrin më të madh të popullsisë e përfaqësojnë pjesëtarët e grupit të moshës nga nga 40 deri 44 vjeçe, edhe atë: 128 186 nga numri i përgjithshëm prej 1.836.713 banorë, njofton Flaka.
Statistikat tregojnë që nga mosha zero deri 4 vjeç numri i popullsisë është 96.521, nga mosha 5 deri 9 vjeç 109.318, nga mosha 10 deri 14 vjeçe 105.508, nga mosha 15 deri 19 vjeçe 104.035, njofton Flaka. Grupi i moshës pesëvjeçare nga 20 deri 24 përfaqësohet me 106.553, nga 25 deri 29 me 116.145.
Pjesëtarët e moshës nga 30 deri 34 në numër janë 123.101, nga mosha 35 deri 39 deri 127.381, 40 deri 44 vjeç 128.186 , 45 deri 49 vjeç 126.444, 50 deri 54 vjeç 125.643, 55 deri 59 vjeç 127.752, 60 deri 64 vjeç 124.795 dhe 65 deri 69 vjeç 114.187, njofton Flaka.
Mosha prej 70 vjeçe e përpjetë përfaqësohet me numër të zvogëluar të popullsisë. Mosha nga 70 deri 74 vjeç përfaqësohet me 89.804 banorë, 75 deri 79 vjeç 55.256, 80 deri 84 vjeç 35.083 dhe 85 plus janë 21.001 nga numri i përgjithshëm prej 1.836.713.