Regjistrimi tregon se sa qytetarë në Bullgari janë deklaruar maqedonas

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 21:26

Regjistrimi tregon se sa qytetarë në Bullgari janë deklaruar maqedonas

Sipas regjistrimit të popullsisë në Bullgari, atje ka vetëm 1,143 maqedonas, përcjell FLAKA.

Sot në Sofje Instituti Kombëtar i Statistikave Bullgare prezanton të dhënat nga regjistrimi i popullsisë i kryer vitin e kaluar. Përveç bullgarëve, të cilët dominojnë me gati 85 për qind, turqit dhe romët paraqiten si pjesëtarë të bashkësive të tjera etnike dhe të gjithë të tjerët, për të cilët nuk bëhen të ditura të dhënat për përkatësinë, janë paraqitur në grupin “të tjerët”, që përbëjnë 1.3 për qind të popullatës.

Në pyetjen e një gazetari se cilët janë grupet e tjera etnike, maqedonasit janë përmendur në fund dhe se një “ndjenjë” e tillë kanë shprehur 1.143 persona. Grupi etnik bullgar numëron 5,118,494 njerëz, ose kjo është 84,6 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Maqedonasit nga Bullgaria vazhdimisht kërkojnë që të mund të deklarohen lirisht në regjistrime si maqedonas, pa u frikësuar. Në hapjen e klubit bullgar në Manastir, nënkryetarja bullgare Iliana Jotova tha se në Bullgari nuk ka maqedonas. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 21:26

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare