Regjistrohen 739 raste të reja me virusin korona, një i vdekur

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Gusht, 2022 20:09

Regjistrohen 739 raste të reja me virusin korona, një i vdekur

Konform të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1.570 teste, ndërsa janë regjistruar 739 raste të reja me KOVID-19, nga të cilat në Shkup – 262, Manastir – 55, Kumanovë – 40, Kavadar – 37, Ohër – 35, Prilep, Tetovë dhe Veles – nga 28, Gostivar dhe Shtip – nga 24, Strumicë, Strugë dhe Radovish – nga 19, Negotinë – 14, Kërçovë, Koçan dhe Shën Nikollë – nga 13, Resnjë – 12, Kriva Pallankë – 10, Gjevgjeli – 8, Dellçevë, Bogdanci dhe Kratovë – nga 5, Berovë, Krushevë dhe Demir Hisar – nga 4, Demir Kapi – 3, Dibër dhe Dojran – nga 2.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (739), janë regjistruar 153 riinfeksione.

Janë regjistruar 659 të shëruar nga: Shkupi 317, Manastiri 69, Velesi 36, Kavadari dhe Prilepi 34, Shtipi 22, Gostivari 21, Tetova 20, Strumica 14, Negotina dhe Gjevgjelia nga 11. Radovishi, Kërçova dhe Koçani – 10, Kratova dhe Vallandova – 6, Resnja – 5, Kriva Pallanka – 4, Shën Nikola , Vinica dhe Probishtipi – nga 3, Berova dhe Demir Hisari – nga 3, Kumanovë, Ohri, Struga, Bogdanci, Krusheva dhe Dojrani – nga 1.

Gjatë 24 orëve të fundit është raportuar një i vdekur nga Shkupi (73 vjeç), i cili ka ndërruar jetë në kushte spitalore. Sipas Regjistrit të personave të vdekur të diagnostikuar me KOVID-19, asnjë person i vdekur nuk është regjistruar nga Termi im.

Janë bërë 1.570 teste përmes: ISHP-195, QSHP Shkup-82, QSHP Manastir-64, QSHP Prilep-25, QSHP Tetovë-46, QSHP Kumanovë-41, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile-0, Mjekësi Ligjore-0, Laboratori i spitalit Kozle-18, Universiteti i Pulmonologjisë me Alergologji-0, SPQ 8 Shtatori-0, Instituti i Mikrobiologjisë-146, Zhan Mitrev (Filipi II)-15, Avicena-40, Biotek-36, Sistina-27, Laboratori Laor – 5, Sinlab-10, Remedika-3, Fertiliti-16, Genea-6, Nikob Lab-29, VFW Medikal-15, Eli Medika Plus-3, Rojal Medika-4, Spektra-MM-6, Rapid Lab-6, Zhan Mitrev Strumicë-2, Nova Lab Diagnostiks-0, Ramus-6, IPSH dhe IPSH (test i shpejtë)- gjithsej 724.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.125.150 teste për virusin korona. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 330.755, numri i të shëruarve është 317.149, numri i të vdekurve është 9.388, ndërsa numri i rasteve aktive është 4.218.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Gusht, 2022 20:09

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare