Reisi Sulejman Rexhepi: Mos çoni pluhur kot, s’kam ofenduar askënd

Redaksia
By Redaksia 11 Prill, 2019 19:28

Reisi Sulejman Rexhepi: Mos çoni pluhur kot, s’kam ofenduar askënd

“Në Lazhec të Manastirit mbi 100 vjet nuk ka xhami. Merreni me mend çfarë egërsire është ky popull që bashkëjetojmë me këto. Këto janë egërsira të pashembullta. Prandaj nuk kanë identitet”. Kjo deklaratë e Reis ulema Sulejman Rexhepit nga BFI thonë se është nxjerrë nga konteksti. Nga atje për TV21 thonë se Reisi nuk ka ofenduar të gjithë popullin maqedonas, por vetëm fshatarët të cilët jetojnë në fshatin Llazhec, e të cilët nuk lejojnë të ndërtohet xhami për myslimanët të cilët jetojnë në këtë fshat.

Reisi mbajti edhe një fjalim tjetër gjatë riparimit të një xhamie në Çair para dy ditëve. Ndërsa kësaj here tha se do të jetë më i butë në deklaratën e tij. “Nuk e kam ndërmend që të jem sot i ashpër, pak do të jem më i butë se po frikohen tepër dhe çohet pluhur kot”, tha Rexhepi.

E për “pluhurin” e ngritur për deklaratat e Reisit foli kryeministri Zaev. “Politika nuk guxon të përzihet në bashkësitë fetare. Ajo është pyetje fetare, pyetje për një çështje e besimtarëve të cilët sipas përfaqësuesit e autorizuar në një mënyrë që ata kanë rregulluar brenda në bashkësinë fetare që të zgjidhet. Ashtu sikur bashkësitë fetare nuk mund t’i ndërrojnë liderët politik”, tha Zaev.

Ndryshe për deklaratat e Reisit, Ministrinë e Punëve të Brendshme ka hapur çështjen në bazë të dokumenteve mbi rastin e gjuhës së urrejtjes. I gjithë dokumentacioni i është dorëzuar prokurorisë publike e cila po heton rastin. Organizata për të drejtat e njeriut Civil dhe Komiteti i Helsinkit kanë kërkuar që reisi Rexhepi të jap përgjegjësi për përhapje të gjuhës së urrejtjes.

Nga BFI për TV21 thanë se kanë vendosur që me qëndrim zyrtar të dalin pas zgjedhjeve presidenciale.

Redaksia
By Redaksia 11 Prill, 2019 19:28