Reisi takon Ambasadorin e Turqisë në Shkup

Desk
By Desk March 5, 2020 20:36

Reisi takon Ambasadorin e Turqisë në Shkup

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, ka pritur më 5 mars, 2020, Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shkup, z. Hasan Mehmet Sekizkök.

Me këtë rast, të dy bashkëbiseduesit janë ndalur në temat që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e BFI-së dhe Republikën e Turqisë. Ata, po ashtu, e kanë çmuar lart ruajtjen e paqes dhe të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve kudo në botë pa dhunë, pa luftë – gjithnjë në frymën paqësore të Islamit.

Në vazhdim të këtij takimi – bëhet e ditur nga Kabineti i Reis’ul-Ulemasë – priten edhe takime të tjera, gjithnjë në të mirë të thellimit të marrëdhënieve të shkëlqyera të BFI-së me Ambasadën Turke dhe me Republikën e Turqisë.

Nga Kabineti i Kryetarit të BFI-së po ashtu është bërë e ditur se Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi u ka drejtuar Qarkore të 13 Myftinive (nr. 03-109), që më 6 mars 2020, ditën e premte, në namazin xhumasë, në të gjitha xhamitë në territorin e RMV në mënyrë kolektive të bëhet dua për dëshmorët e rënë në Betejën e Idlibit, Siri.

Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi në ndarje i ka dorëzuar Logon e Artë të BFI-së Ambasadorit turk Hasan Mehmet Sekizkök.

Desk
By Desk March 5, 2020 20:36