REK – Manastir do të furnizohet me gjashtë autobusë ekologjikë

Desk
By Desk March 3, 2020 19:21

REK – Manastir do të furnizohet me gjashtë autobusë ekologjikë

REK – Manastir do të furnizohet me gjashtë autobusë ekologjikë të cilët nga fundi i vitit do të fillojnë me transportimin e të punësuarve në kombinat. Investimi total arrin në 1.4 milion euro, ndërsa vetëm një autobus do të kushtojë 240 mijë euro.

Për të realizuar këtë tender është përzgjedhur Kompania “Automakedonija”, e cila brenda tetë muajsh duhet të dorëzojë autobusët.

“Me këto autobusë do të rrisim kualitetin dhe sigurinë për transportin e punëtorëve tanë të cilët punojnë në kushte të vështira nëpër miniera dhe termoelektrana. Autobusët të cilët tani transportojnë punëtorët e REK – Manastir janë të vjetruara dhe nuk i plotësojnë standardet minimale.”,- tha drejtori gjeneral i ESM-së, Vasko Kovacevski.

“Bëhet fjalë për autobusë ekologjikë dhe kursyes me një periudhë garancie për 2 vite dhe 200,000 kilometra të kaluara dhe me afat trevjeçar të kthimit të investimit.”,- theksoi drejtori i REK – Manastir, Zlatko Qyrqyevski.

Gjatë periudhës kur punëtorët nuk do të transportohen, autobusët do të përfshihen në transportimin e nxënësve, studentëve, pensionistëve, OJQ-ve, klubeve sportive dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për rreth Manastirit, Mogillës dhe Novacit. Herën e fundit kur kombinati është furnizuar me autobusë të rinj ishte viti 1998.

Desk
By Desk March 3, 2020 19:21