Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • Reka dhe Siljanovska një paradhomë e një bashkëpunimi në raundin e dytë ?

Reka dhe Siljanovska një paradhomë e një bashkëpunimi në raundin e dytë ?

Redaksia 2 vjet ago

Në një spot publicitar të përbashkët mes kandidatëve për president Gordana Siljanovkës, nga radhët e VMRO DPMNE-së dhe Blerim Rekës, kandidat i përzgjedhur nga ASH dhe Lëvizja BESA, është lënë anash kandidati i përzgjedhur nga partitë qeveritare Stevo Pendarovski.

Që të tre kandidatët do të garojnë në rrethin e parë me 21 prill, e sipas krejt para-llogaritjeve Blerim Reka do të ndalë garën në rrethin e pare të cilën pastaj e vazhdojnë Penderovski dhe Siljanovska.

Shfaqja e vetëm dy kandidatëve sipas vëzhguesëve vendorë, është “një prezantim ndryshe, simpatik dhe kreativ”. Ndërsa, mungesa e kandidatit të tretë është konsideruar si i dyshimtë.

Të njëjtit madje thonë se Svilanovska dhe Reka kanë të përbashkët edhe ideologjinë djathtiste.

“Nuk e di nëse bëhet fjalë për ndonjë projekt apo iniciativë të përbashkët të partive opozitare, por më duket një prezantim ndryshe, simpatik dhe kreativ i dy kandidatëve për president shteti. Do të ishte mirë që në këtë video prodhim të ishte edhe kandidati i tretë Stevo Pendarovski. Ajo që shihet në këtë video është ana tjetër e Rekës dhe Siljanovskës, ajo anë përtej politikës, pra ajo personale dhe profesionale. Nuk e di nëse kjo mund të quhet një paradhomë e një bashkëpunimi në raundin e dytë zgjedhor, por në video shfaqen shumë ngjashmëri midis dy profesorëve universitarë që pretendojnë kreun e shtetit”, thotë analisti Xhelal Neziri, për Zhurnal.mk.

I pyetur nëse ky “bashkëpunim” ndryshe kuptohet se dy partitë janë të afërta sipas ideologjisë sepse janë djathtiste, Neziri thotë se kjo është pika e tyre e përbashkët.

“Platforma e Rekës për Republikën është koncept djathtist. Siljanovska poashtu mbështetet nga një parti djathtiste siç është VMRO-DPMNE. Pra, Reka dhe Siljanovska ideologjikisht i përkasin të njëjtës proviniencë politike. Mungesa e Pendarovskit në këtë video mund të interpretohet edhe si tregues i një rigrupimi që pritet të ndodhë pas raundit të dytë, por së pari duhet parë kush e ka ideuar videon dhe për çfarë qëllimi. Këtë përgjigje me siguri e kanë shtabet e dy kandidatëve”, tha , për Zhurnal.mk

Partia e Ziadin Selës, ASH-ja deri më tash nuk ka menduar që të bëjë koalicion me partinë opozitare të VMRO-DPMNE-së, edhe pse kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari thotë se ideologjikisht janë më afër me VMRO-DPMNE-në, sesa me LSDM-në.

“Kur them ideologjikisht, mendoj për atë se të dy partitë janë djathtiste. Ndryshe, më të afërta janë VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja dhe ideologjike në mënyrën e udhëheqjes së shtetit. Dueli qeveritar nuk është shumë i ndryshëm, sepse BDI-ja i jep të gjitha karakteristikat e qeverisë së re të ngjajë me regjimin”, tha Taravari.

Sipas Shtabit zhgjedhor të Rekës,  kjo video nuk është prodhim i shtabit REKA dhe as video e porositur për shtabin e tyre.

“Ajo as që ka qarkulluar ndonjëherë nga faqja jonë zyrtare, por në faqe të ndryshme në FB. Autor i kësaj video është: Другата страна на политиката (Ana tjetër e politikës), i cili ka realizuar idenë për 3 profile të 3 kandidatëve presidencial. Kërkesës së tij i janë përgjigjur kandidati ynë dhe kandidati i VMRO- DPMNE-së, por jo edhe kandidati i LSDM-së. Nga kjo është krijuar huti se në mungesë të kandidatit të tretë, dy kandidatët ‘kanë xhiruar një video të përbashkët’ që nuk është e vërtetë.  Përmes kësaj kumtese zyrtare mohojmë çdo inskenim dhe çdo insinuatë kundër kandidatit tonë presidencial se kinse ka video të përbashkët me kundër kandidaten Gordana Siljanovska”, thonë nga Shtabi REKA.

Nga ana tjetër, analisti Branko Geroski, për Zhurnal.mk, thotë se  “është mirë që kandidatët të pranojnë këtë lloj konfrontimi”, ndërsa, nuk ka komentuar arsyen se ç‘dobi ka ky konfrontim.

Iniciatorët e kësaj interviste që shfaqet në një video thonë se kanë trokitur edhe në derën e Pendarovskit, por nuk e kanë hapur derën.

“Erdhëm në një ide, të kërkojmë “njeriun” në kandidatët tanë presidencial, jo politikanë në to. Për këtë qëllim, ne dërguam një ftesë për intervistë në selinë zgjedhore të kandidatëve. Ata që kanë pranuar ju mund të shihni në këtë video ekskluzive, dhe për të tretin shpresojmë për një takim kreativ kur do ta  hapin derën në të cilën kemi trokitur”, thonë nga “Ana tjetër e politikës”

Kandidati për president i LSDM-së, Stevo Pendarovski mohon se ai ka marrë një ftesë për intervistë nga “Ana tjetër e Politikës”, në një faqe në Facebook.

“Nuk është e vërtetë që kam marrë një ftesë për një regjistrim të tillë. Por unë e kuptoj nëse Siljanovska donte të bënte një video vetëm me kandidatin Reka. Ajo që është ende shqetësuese është arratisja e saj nga debate, në Tv Telma, për të cilën nuk ka shpjegime të mëtejshme”, shkruan Pendarovski në faqen e tij të Twitter. Zhurnal

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: SKANDALOZE: Mickovski i VMROsë me Ziadin Selën kanë dakordësuar kandidaturën e Blerim Rekës
Next: Zaev i quan vendimtare votat e shqiptarëve në rrethin e dytë

Të ngjashme

Target-Fortesa_26_23-780x470 Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Redaksia 7 ditë ago
komision-780x470 Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Redaksia 7 ditë ago
Screenshot_1-43 Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Redaksia 1 javë ago

TË FUNDIT

Screenshot-2021-03-04-215242-1 Alternativa në Qeveri? Osmani: Jemi të gatshëm nëse e pranon programin

Alternativa në Qeveri? Osmani: Jemi të gatshëm nëse e pranon programin

EvqgVcwXUAA_0lr Chelsea triumfon në Anfield ndaj Liverpoolit

Chelsea triumfon në Anfield ndaj Liverpoolit

Screenshot-2021-03-04-230042-733x430 Bujar Osmani: 98% e anëtarëve të partisë janë të kënaqur nga përbërja qeveritare e BDI-së

Bujar Osmani: 98% e anëtarëve të partisë janë të kënaqur nga përbërja qeveritare e BDI-së

Screenshot-2021-03-04-215242-1 Bujar Osmani: BDI nga parti e dalur nga lufta, sot është parti super moderne

Bujar Osmani: BDI nga parti e dalur nga lufta, sot është parti super moderne

Sofje-sdadasdas 45 mijë maqedonas me pasaportë bullgare të regjistruar në një adresë në Sofje?

45 mijë maqedonas me pasaportë bullgare të regjistruar në një adresë në Sofje?

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.