Reka fitoi vota edhe në Makedonska Kamenicë dhe Makedonski Brod
Blerim Reka në rethin e parë fitoi vota gati në të gjitha qytetet e RMV. Në daljen publike, Reka deklaroi që ka marrë vota në çdo komunë maqedonase.
“Kjo është për t’u shënuar, pasi siç kemi thënë, koncepti jonë është koncept për të cilin do të votojnë të gjithë qytetarët. Në komunat maqedonase ku kemi marrë vota, ne nuk kemi as degë e as parti. Ky rezultat i joni paralajmëron ndryshime në ciklet tjera zgjedhore”.
Blerim Reka,kandidati shqiptar i mbështetur nga partitë opozitare shqiptare, Aleanca dhe Besa, nga 79.915 votues, ai ka marrë gati 8 mijë vota në këto vendvotime.
Ja ku ka marrë vota Blerim Reka në vendbanime me shumicë maqedonase:
- Komuna Aerodrom: 310
- Berovë: 58
- Manastir: 884
- Bogdanci: 35
- Bosilovo: 22
- Vasilevo: 37
- Vallandovo: 75
- Vevcan: 9
- Veles: 324
- Vinica: 59
- Gjevgjeli: 102
- Gjorce Petrov: 295
- Gradsko: 33
- Debarca: 36
- Dellceve: 87
- Demir Kapi: 22
- Demir Hisar: 31
- Dojran: 20
- Zelenikovë: 70
- Zrnovci: 11
- Ilinden: 34
- Kavadarc: 167
- Karbinci: 19
- Karposh: 528
- Kisella Voda: 213
- Konce: 10
- Kocani: 144
- Kratovë: 60
- Kriva Pallankë: 81
- Krivogashtani: 17
- Krushevë: 356
- Llozovo: 24
- Mavrovë dhe Rostushë: 193
- Makedonska Kamenica: 24
- Makedonski Brod: 25
- Mogilla: 25
- Negotinë: 91
- Novaci: 20
- Novo Selo: 35
- Petrovec: 248
- Pehcevë: 29
- Plasnicë: 71
- Prilep: 368
- Probishtip: 76
- Radovish: 89
- Rankovce: 8
- Resnje: 352
- Rosoman: 14
- Shën Nikollë: 83
- Sopishte: 289
- Nagoric i Vjetër: 12
- Strumicë: 167
- Qendër: 444
- Qendra Zhupa: 69
- Cashka: 254
- Ceshinovo-Obleshevo: 24
- Cucer Sandevo: 222
- Shtip: 249