Reka: Kur kalova nëpër Kumanovë sot u dëshpërova shumë…

Redaksia
By Redaksia 7 Prill, 2019 22:42

Reka: Kur kalova nëpër Kumanovë sot u dëshpërova shumë…

Sonte kandidati për president, Prof. Blerim Reka, vazhdoi fushatën e tij në Kumanovë, ku të pranishëm ishin mijëra qytetarë. Gjatë takimit, kandidati presidencial, prof. Reka është shoqëruar edhe nga kreu lideri i Alenacës për Shqiptarët, Ziadin Sela si dhe nga kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, kurse mysafir nderi ishte Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetvendosje!

Blerim Reka: Përshendetje të veqantë për kryetarin e Vetvendosjës, gjithashtu për mbeshtetasit e Levizjes Besa dhe Aleanses per Shqiptaret, vijmë nga Struga që ishte një natë jashtzakonisht e shkëlqyer, vijmë nga porta e parë e koridorit panevropian që është në Maqedoni të koridorit tetë, ndërkaq Kumanova është porta e 1 panevropian e koridorit 10, kjo tregon rëndësinë e Strugës dhe Kumanovës për Maqedoninë e Veriut. Gjatë presidencës time
do të fuqizoj këtë koridor i cili është hyrja dhe dajla më e rëndësishme e ballkanit perendimor. Kur kalova nëpër Kumanovë sot u dëshpërova shumë se pash shumë rrugë të zbrazëta, dyqane të mbyllyra, shpallje nëpër dritare kërkojnë punëtor, punë ka por nuk ka kush të punojë, kjo është trishtuese, me fjalë të tjera deri në vitin 2017 në Maqedoni u shperngulen 250.000 qytetarë, parashikimet e bankës botërore janë që deri në vitin 2035 do të shpërngulen edhe 23% e popullatës, për 10 vite do të jemi një shtet i zbrazur për 50%. Politikat e deri tanishme nuk i kanë kushtu rëndësi këtij fenomeni, por janë lëvdëru se kanë ul papunësinë, por unë e pash sot në dyqanët e Kumanovës, punë ka sa të duash, po nuk ka kush punon, sepse gjithë kanë ikur në Evropë. Një prej prioriteteve të mia eshte që të bëjë këtë shtet, shtet negociator në BE. Koncepti im është për republikën, do të mundohem ta deprivatizoj shtetin, ta depersonalizoj shtetin, në menyrë që mos të përfundojmë në një shtet te zbrazur. Ju mund të
thoni se çdo kandidat premton, mirëpo këto janë premtime reale, unë konsideroj se pa reforma thellësore në këtë shtet, ne nuk do të kemi republikë. Cfarë republike shumë etnike është ajo ku ju paguani taksa 100% por të drejta keni vetëm 20%. Për 40 vite në komunizëm na thuanin se shqiptari nuk mund të bëhet president shteti, për 30 vite pas komunizmit prap na thuan se nuk është koha për presiden shqiptar, dhe se ajo kohë do te vij pas 20 vite, por pas 20 vite sdo të ketë as shqiptar më në Maqedoni. Ju jeni ata që mund ta bëni ndryshimin me votën tuaj, keni kujdes se kë e rrethoni dhe për cilin kandidat do të votoni. Prioritet tjeter i imi eshte 0 probleme me fqinjët. Prioritet im është edhe që një dit ballkani të jetë beneluksi ballkanik, një ballkan pa kufi, qarkullim te lirë të mallrave, shërbimeve, kapitaleve, ku nuk do të jetë me rëndësi a jeton në Shkup, Tiranë, Prishtinë, Podgoricë apo ku do. Të gjithë këto janë shumë të rëndësishme që mos të mbesmi një shtet i zbrazët.

Albin Kurti: Të dashur qytetarë, mirë se ju gjej në Kumanovën e Idris Seferit, Arif Seferit e të Ismet Jasharit, mirë se ju gjej në Kumanoven e cila lidhë karadakun dhe luginën e Preshevës me Shkupin. Prof. Blerimin duhet ta votoni për ate qe ai është, e jo për atë që ai nuk është. Po të mos kishin shqiptarët kandidat në këto zgjedhje, ajo do të ishte mos respekt për vetvetën, e nëse nuk respekton vetën, si pret të tjerët të të respektojnë, po jemi me fat që kemi profesor
Blerimin, kysmet president. Më shumë shqiptar të Maqedonisë ka në mergim se në vendlindje, si pershembull në Staten Island në Amerikë ka më shumë Dibran se në Dibër. Janë 3 Kumanova, 1 është në Turqi, 1 në Zvicër dhe 1 ktu në Maqedoni. Gjate rezhimit të Nikolla Gruevskit kanë vuajtur edhe Maqedonët edhe Shqiptarët. Sot 2 javë votoni numrin 1, se ne jemi 1 kurse prof. Blerim Reka eshte 1shi.

Bilall Kasami: Përshëndes kryetarin e Vetvendosjës dhe i tregoj se ne nuk jemi bë bashkë për lista të deputetëve, por jemi bë bashkë për një qëllim, për numrin 1 për prof. Blerim Rekën. Na u bashkuam ta përkrahim prof. Blerim Rekën për të na përfaqësuar me dinjitet ne institucionet e ketij shteti, jo rastësisht i kemi dhënë mundësi shqiptarëve jo vetëm të votojnë por të jenë edhe të votuar. Maqedonia është në një udhëkryq shumë të rëndësishëm, ne presim të jemi antarë i 30 i Natos, e kush më mirë do të na përfaqëson se prof. Blerim Reka, i cili i ka qëndrimet e qarta se a na duhet një Maqedoni perendimore apo lindore. Ne do ta dëshmojmë me 21 Prill se president i ardhshëm është prof. Blerim Reka.

Ziadin Sela: Mirmbrëma Albin, beso se zgjidhje më të mirë dhe më simbolike se të jeshë në Kumanovë nuk ka, faleminderit prof. Reka që na bëre bashkë si Shqiptar edhe në Kumanovë. E kam veshtirë të marrë fjalën në Kumanovë, per arsye se fëmijtë këtu e shohin vdekjen më parë se sa e shohin jetën, ktu eshte vendi ku grat, burrat, Shqiptar, shpesh ju ndodh të shohin tym dhe gjakë, dhe Kumanova është vendi i cili do të dëshmon që jo gjithçka është ashtu siç tjerët na plasojnë, por ne mesazhin do ta dergojmë me 21 Prill, mesazh që do të tregon që shqiptarët akoma kanë gjëra për të zgjedhur. Ti bllokojmë ata që mendojnë që ka vetëm 1 formë për të zgjedhur president, përkrahin një koncept të cilin e kanë perkrahën si në 2009, ku Ali Ahmeti thonte ta perkrahim Ivanovin se VMRO do të na ndihmon që në 2014 president të zgjidhet Shqiptar, e njëjta po ndodh edhe tani, ta përkrahim konceptin se ndoshta ndonjëher në të ardhmen do të zgjidhet president Shqiptar. E faleminderit Albin Kurtin se VV ka qenë
subjekt i vetëm Shqiptar që zyrtarisht ka reaguar për ndodhit e 27 Prillit. Me votën tuaj me 21 Prill ne e fuqizojmë politikisht faktorin Shqiptar akoma e më shumë, thekson Ziadin Sela për arsyen se pse e perkrahin prof. Blerim Reken.

Redaksia
By Redaksia 7 Prill, 2019 22:42