Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • “Reket”, Ruskoska thërret Katica Janevën për të dëshmuar

“Reket”, Ruskoska thërret Katica Janevën për të dëshmuar

Redaksia 2 vjet ago

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Katica Janeva më në fund do të përballet me Villma Ruskoskën. Alsat jozyrtarisht mëson se në adresë të Prokurorisë Speciale deri tek shefja e PSP-së ka arritur një ftesë për të dëshmuar për rastin “Reket”. Korrieri i Prokurorisë për krimi të organizuar ka sjellë një zarf deri në PSP. Ftesa ka krijuar kaos. Policët në PSP madje kanë filluar t’i kontrollojnë të gjithë të punësuarit që hyjnë dhe dalin nga Prokuroria Speciale, përfshirë prokurorët, me urdhër të drejtpërdrejtë nga Janeva. Në të njëjtën kohë, tek Ruskoska për rastin “Reket” ka dëshmuar edhe shefja e kabinetit të saj. Edhe pse ishte planifikuar për sot, dëshmia e prokurorit të PSP-së Burim Rustemi u shty. Arsyeja është gjykimi për rastin TNT ku ai është prokuror. Të pandehurit që rrënuan kompleksin Kosmos, të udhëhequr nga përfshirja e mundshme e Janevës në rastin Reket, kërkuan përjashtimin e saj.

Duhet të them, unë prisja që ajo ta bënte atë për shkaqe morale, por pasi që ajo atë nuk e bëri, sot unë personalisht e bëra atë me shkrim, duke pasur parasysh të gjithë situatën dhe të gjitha dokumentet e publike që mund t’i shihnim këto ditë të lidhura me aferën Reket”-tha Toni Trajkovski – i pandehur në rastin TNT.

Me këtë kërkesë për përjashtim, rasti Reket edhe zyrtarisht fillon të bëhet pengesë në rastet e PSP-së. Prokuroria për Krim të Organizuar tashmë ka informuar se po zhvillohet një hetim financiar ndërsa janë duke u kontrolluar edhe telefonat dhe kompjuterët e për t’u dekriptuar përmbajtjet e gjetura. Për atë se çfarë dinë për rastin “Reket” para Prokurorisë për krimin e organizuar, dëshmuan prokurorët e PSP-së Elizabeta Josifovska dhe Lile Stefanova e cila e udhëhiqte rastin Perandoria ku i dyshuar është Orce Kamçev, tani dëshmitar në rastin “Reket”. Tani për tani të dyshuar për zhvatje të 1.5 milion eurove nga Kamçev janë vetëm Boki 13 dhe Zoran Kiçeec. Ata dyshohet se i kanë marrë paratë me premtim se do të ndikojnë në PSP dhe do ta ndalojnë hetimin për pastrim parash kundër Kamçevit. Gazeta italiane e krahut të djathtë La Verita publikoi gjithashtu edhe bomba audio ku dëgjohet zëri i Katica Janevës. Ajo e siguron Kamçevin se “Perandoria” është nën kontroll dhe se veprimet e ndërmarra janë për të treguar se hetimi është i gjallë. Janeva nuk e mohoi që kishte biseduar me Kamçevin por mohoi të ishte pjesë e skemës së reketit të Boki 13 dhe Zoki Kiçeec.

Continue Reading

Previous: Prej nesër sërish rritje të temperaturave
Next: Zaev porosi diasporës: Investoni në Maqedoninë e Veriut

Të ngjashme

Target-Fortesa_26_23-780x470 Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Redaksia 1 orë ago
komision-780x470 Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Redaksia 2 orë ago
Screenshot_1-43 Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Redaksia 3 ditë ago

TË FUNDIT

1 Qeveria boshnjake revoltohet për vonimin e vaksinave nga COVAX

Qeveria boshnjake revoltohet për vonimin e vaksinave nga COVAX

4 Partnerët e SHBA kanë frikë nga ngecja me mbetjet e IS-it në Siri

Partnerët e SHBA kanë frikë nga ngecja me mbetjet e IS-it në Siri

3 Merkel refuzon të vaksinohet kundër COVID-19

Merkel refuzon të vaksinohet kundër COVID-19

2 KS i OKB-së miraton rezolutën për barazi në qasjen ndaj vaksinave

KS i OKB-së miraton rezolutën për barazi në qasjen ndaj vaksinave

1 Berlini miraton sulmin amerikan në Siri

Berlini miraton sulmin amerikan në Siri

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.