“Reketi”, Katica Janeva me tretman të posaçëm në burg, e “vetme” në qeli

“Reketi”, Katica Janeva me tretman të posaçëm në burg, e “vetme” në qeli

Të gjithë të dyshuarit në rastin “Reket” që ndodhen në paraburgim Katica Janeva, Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski janë në reparte të posaçme dhe nuk kanë kontakte mes vete. Drejtuesi i burgut të Shutkës Esat Rahiq thotë se prokurorja speciale Katica Janeva është në repart të posaçëm dhe e vetmuar në qeli. Rahiç në një intervistë për Evropën e Lirë thotë se nuk kanë lejuar që prokuroren Janeva ta lënë në qeli bashkë me gratë tjera të cilat dyshohen për vrasje.

Duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për person i cili ka qenë prokuror special, me interes të veçantë në shoqëri, ne vlerësuam se në një periudhë të caktuar kohore duhet të bëjmë vlerësim të plotë të sigurisë dhe shëndetit dhe ngjashëm, dhe zonja është vendosur në repart adekuat. Ne jemi pak të kufizuar me kapacitetet e akomodimit, ne kemi tre reparte dhe për fat të keq pas një kohe të gjatë, për herë të parë në historinë e paraburgimit dhe burgimit po ndodh që të kemi 18-20 gra, më së shumti ka pasur nga 3-4. Ato janë dhoma pak më të mëdha, të mos them qelia , në të cilat ka nga 4,5 ose 6 gra. Ka profile të ndryshme të grave brenda, ka gra të dënuara për vrasje, për mashtrim dhe shumë rëndë është që ta vendosni aty një profil si zonja Janeva në mesin e personave të tillë, kështu që atë e kemi vendosur në një vend më të mirë -deklaroi Esad Rahiq, Drejtor i Burgut të Shutkës.

Rahiq tha se incidenti në Shutkë ku ishin të përfshirë zyrtarët e VMRO DPMNE-së Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski ishte kurth për të dalë nga burgu. Për paraardhësin e tij Kotevski, i cili dha dorëheqje për këtë incident tha se ka punuar më mënyrë korrekte.

Zotëri Kotevski, në mënyrë korrekte e ka kryer punën e tij. Mendoj se ajo është një përzierje e rrethanave, të mos them kurdisje klasike, që një pjesë e atyre që kanë marrë pjesë në rrahje të dalin jashtë – tha Esad Rahiq, Drejtor i burgut të Shutkës.

200 euro dhe më tepër i kushton një të burgosuri që në mënyrë ilegale të fusë celularë në qeli, thotë Rahiq. Ai tha se vetëm brenda javës së kaluar kanë sekuestruar 15 celularë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 25, 2019 15:26

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA