Reklamimi shtetëror në media, Haliti: Ligji ndryshohet vetëm me argumente
Ministri i Shoqërisë Informatike, Admirim Aliti pret që deri në fund të prillit të gjendet një zgjidhje e re ligjore për Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive. Lidhur me nenin 112 të Ligjit, që parashikon kthimin e reklamave shtetërore në media, Aliti tha se nuk ka një mendim përfundimtar dhe se ministria nuk dëshiron që mediat të etiketohen.
“Ende nuk kemi krijuar një opinion përfundimtar për këtë, por është gjithashtu pjesë e punës së ekspertëve të kontrollojnë se si kjo praktikë është në vendet e tjera dhe cilat do të ishin pasojat në vendin tonë nëse ndryshojmë, pra në fund, nëse diçka ndryshon në atë pjesë do të ndryshohet vetëm nëse ka argumente të mira.”, – deklaroi ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Admirim Aliti.
Geer: Mediat mund të funksionojnë pa presione
Nga delegacioni i BE-së në Shkup japin mesazhe të qarta për mënjanimin e presioneve dhe ndikimit politik mbi mediat.
“Të gjithë politikanët dhe të gjithë kreatorët e politikave patjetër t’i kuptojnë këto prioritete, ta respektojnë rolin e mediave që të jenë të sigurt se munden të funksionojnë pa kurrfarë presionesh dhe kjo është një sfidë këtu, por edhe në BE.”, – theksoi shefi i delegacionit të BE-së në RMV, Devid Geer.
Për Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive, i cili duhet të harmonizohet me Direktivën e BE-së për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuale, nga viti 2018 është formuar një grup ekspertësh me mbështetjen e zyrës së Komisionit Evropian, në Shkup me ekspertë vendorë dhe nga jashtë, si dhe nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.