Rekomandimet për hyrje në BE janë dakorduar, vendimi nesër pasdite

Rekomandimet për hyrje në BE janë dakorduar, vendimi nesër pasdite

Kriteri kryesor për hyrjen e shtetasve të vendeve të treta në Bashkimin Evropian do të jetë numri i personave të infektuar të rinj për 100,000 banorë në ato vende, i cili duhet të jetë “afër ose nën mesataren e BE” në 14 ditët e kaluara, është pozicioni i dakorduar nga ambasadorët e BE-së, përcjell FLAKA.

Vendet anëtare tani kanë kohë deri në mesditë nesër të përgjigjen nëse pajtohen me tekstin e miratuar të rekomandimeve të diskutuara nga ambasadorët e shteteve anëtare gjatë ditëve të kaluara.

Ambasadorët përcaktojnë kriteret mbi bazën e të cilave është përpiluar një listë e vendeve të treta nga të cilat ata mund të hyjnë në BE.

Kriteri kryesor është që numri i të infektuarve të rinj për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit të jetë “afër ose nën mesataren e BE” në 15 qershor. Në atë datë, numri mesatar i infeksioneve të reja në BE për 100,000 banorë ishte 16. Propozimi i mëparshëm thoshte se numri i infeksioneve të reja duhet të jetë nën 16, dhe tani është rënë dakord për një formulim më fleksibël “për të mbajtur numrin afër ose nën” mesataren e BE-së.

Kërkohet një prirje e qëndrueshme ose në rënie e infeksioneve të reja. Besueshmëria dhe disponueshmëria e të dhënave në vendet e treta, si dhe masat që këto vende kanë prezantuar për qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian, do të merren parasysh.

Ky kriter aktualisht plotësohet nga 14 vende – Algjeria, Australia, Mali i Zi, Kanada, Gjeorgjia, Japonia, Koreja e Jugut, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguaji. Kina po përmbush gjithashtu kriteret, por do të jetë në gjendje të hy në BE nëse Pekini heq ndalimin për qytetarët e BE.

Lista nuk është juridikisht e detyrueshme sepse përgjegjësia për menaxhimin e kufijve qëndron te Shtetet Anëtare, por është e rëndësishme sepse Shtetet Anëtare duhet të veprojnë në një mënyrë të koordinuar.

Lista dhe kriteret e hyrjes i referohen udhëtimeve që nuk janë të nevojshme.

Qytetarët e shteteve anëtare të BE-së, si dhe shtetasit e vendeve të treta që janë legalisht banorë të BE-së dhe anëtare të familjeve të tyre, ende mund të hyjnë në BE nga vendet e treta. Kufizimet nuk zbatohen për disa kategori personash, siç janë punonjësit e shëndetit, punëtorët në zonat kufitare, personat që punojnë në transportin e mallrave. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Qershor, 2020 21:17

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.