Rekordi negativ i Barcelonës në Camp Nou

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Prill, 2022 00:56

Rekordi negativ i Barcelonës në Camp Nou

T&S

Barcelona dhe Rayo Vallecano e zhvilluan sonte ndeshjen e mbetur nga java e 21-të në La Liga.

Ndeshja u zhvillua në “Camp Nou”, teksa mysafirët fituan me rezultatin minimal 0:1.

Pas humbjes së pësuar sonte, Barcelona ka regjistruar një rekord negativ.

Barça për herë të parë në histori të klubit ka pësuar tri humbje radhazi në shtëpi brenda një sezoni.

Para Rayo Vallecanos, Barcelona në “Camp Nou” u mposht edhe nga Cadizi (0:1) dhe Eintracht Frankfurti (2:3). 

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Prill, 2022 00:56