Remenski: Kjo qeveri humbi shumë për faktin që nuk rrëzoi sistemin e drejtësisë të vendosur nga Gruevski

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:28

Remenski: Kjo qeveri humbi shumë për faktin që nuk rrëzoi sistemin e drejtësisë të vendosur nga Gruevski

Profesoresha universitare Frosina Remenski, e cili ka qenë edhe nënkryetare e LSDM-së, në emisionin debativ në TV SHENJA, tha se arsyet se përse LSDM ka humbur në këto zgjedhje, janë akumulim i pakënaqësive që kanë ndodhur që prej dy viteve më parë.

Ajo tha se këtu hyjnë pjesë referendumi, marrëveshja me Greqinë, marrëveshja me Bullgarinë, arratisja e Nikolla Gruvskit si dhe mos sanksionimi i atyre që kanë qenë pjesë e regjimit të Nikolla Gruevskit.

“Të gjithë kishim shpresa se fundi ka ardhur i atyre gjërave dhe se do të dënohen ata persona që kanë shkaktuar këto ngjarje. Por e gjithë ajo u qetësua, duhet ta pranojmë se marrëdhëniet ndëretnike janë qetësuar dhe marrëdhëniet ndërfetare. Por momenti i cili duhej të sjellë drejtësi, rrëzimi i atij sistemi nuk ndodhi”, tha Frosina Remenski.

Ajo tha se në këto zgjedhje u bë defokusimi, dikush që nuk kupton sipas saj, u la përshtypja se kemi zgjedhje parlamentare dhe jo lokale.

“Gabimi i dytë është në PR strategjinë e gabuar. Luajtja me çështjet mbi nacionale në zgjedhje lokale, në shumë gjëra i tërheqin pakënaqësitë e qytetarëve dhe ato reflektojnë në rezultatin”, deklaroi Remenski.

Frosina tha se nga këtu për gjashtë muaj, VMRO-DPMNE do të ketë ndryshim komplet të retorikëse për cështjen e Marrëveshjes së Prespës. /SHENJA/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:28
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.