Renault Captur 2017 me dizajn tërësisht të ri

Renault Captur 2017 me dizajn tërësisht të ri

Shitësit më të mëdhenj në botë për veturat e kategorisë ‘crossover’ në Evropë, Renault dhe Nissan, gjithnjë përbëjnë lajmet kryesore në industri.

Por tani Renault nuk po ndalet me kaq, përkundër faktit se edhe vitin e kaluar modeli i Captur ishte vetura më e shitur edhe në Britani të Madhe dhe gjithë Evropën, duke e kaluar edhe modelin e saj Clio, i cili ishte në krye të tabelës.

Megjithatë, këto shifra të jashtëzakonshme të shitjeve nuk e kanë ndalur Renault që të vijë me një model të ri, të përditësuar të Captur 2017, i cili brenda pak ditësh do të debutojë edhe në tregun tonë, nga përfaqësuesi zyrtar i Renault, Dacia dhe Nissan, AutoMita.

Pas lansimit të Kadjar në vitin 2016 dhe kalimin në versionin më të madh të Koleos, që vjen këtë verë, Renault dëshiron që ‘foshnja’ e kësaj treshe të duket njësoj sikurse dy modelet e tjera më të mëdha.

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Korrik 27, 2017 22:41

REKLAMA

PARTNER