Renault vjen me konceptin Symbioz

Renault vjen me konceptin Symbioz

Renault ka prezantuar konceptin e tij të ardhshëm Symbioz, i cili do të zbulohet në panairin e Frankfurtit më vonë gjatë këtij muaji.

Koncepti demonstron tri aspekte të motorit të së ardhmes: autonominë, vozitjen elektrike dhe lidhjen, të cilat do të jenë pjesë e modeleve deri në vitin 2030.

Emri Symbioz sugjeron një fokus të përqendruar sipas fenomenit të gjërave të internetit, në të cilin objektet janë të lidhura përmes rrugës së internetit dhe mund të veprojnë me njëra-tjetrën.

Për shembull, veturat të cilat komunikojnë me sistemet ose pajisjet shtëpiake, ose trendi aktual i telefonave të mençur, të cilët mund të kontrollojnë elementet e veturës, si ngrohja, dritat, hapja dhe zhbllokimi.

Në Renault thonë se kanë punuar me kompanitë e teknologjisë për të implementuar lidhjet e fundit teknologjike në veturë, por nuk kanë bërë të ditur saktë se cilat do të jenë tiparet e konceptit.

Shikuar nga ana stilistike, koncepti i përngjan modelit Clio, me linjë të pazakonshme të dyerve.

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Shtator 5, 2017 23:53

REKLAMA