Rëndësi ka ndërprerja e vuajtjeve në Ukrainë, tha Osmani gjatë takimit me Çavushoglun

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Mars, 2022 10:24

Rëndësi ka ndërprerja e vuajtjeve në Ukrainë, tha Osmani gjatë takimit me Çavushoglun

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme në Republikën e Turqisë, Mevlut Çavushoglun, në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalias në Turqi.

Pjesë e pashmangshme e bisedës ishte situata në Ukrainë dhe agresioni i Federatës Ruse.

Në takim, vëmendje e posaçme iu kushtua bashkëpunimit jashtëzakonisht të mirë ekonomik mes dy vendeve, me ç’rast Ministrat u zotuan për aktivitete që do të kontribuojnë në thellimin e lidhjeve biznesore dhe tregtare, teksa Turqia si një nga investitorët e huaj më të mëdhenj në vend është në interesin tonë të veçantë.

“Rëndësi më të madhe ka ndërprerja e vuajtjeve të njerëzve në Ukrainë. Si anëtare e Treshes së OSBE-së, ne jemi të gatshëm që të kontribuojmë në çdo mënyrë për të ndihmuar”, theksoi Osmani.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Mars, 2022 10:24
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.