Rëndohet bilanci/ Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë 82-vjeçarja, viktima e 12 në Shqipëri nga COVID-19

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 22:43

Rëndohet bilanci/ Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë 82-vjeçarja, viktima e 12 në Shqipëri nga COVID-19

Ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19. E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.

82-vjeçarja që vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale) është viktima e 12 e COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 22:43