Rënia e natalitetit, VMRO: Do të mbetemi shtet pa popull, rinia po ikën

Desk
By Desk 8 Prill, 2019 19:09

VMRO-DPMNE akuzon qeverinë se po e kthen Maqedoninë në një shtet pa popull.

Enti Shtetëror i Statistikave tregoi se 2018 është viti më i keq demografik me vetëm 21.666 foshnje të lindura. 19% është rënia e shifrave të lindjeve për muajt e parë të 2019.

“Kjo është katastrofë demografike, rënie e tillë e lindjeve nën 20% nuk është regjistruar kurrë në histori. Maqedonia po zbrazet dhe njerëzit po largohen si kurrë më parë, nga Tetova, Gostivari, Shtipi, Manastiri e Strumica. Largohen nga ajo që investuesit gjermanë e cilësojnë si zero politikë ekonomike qeveritare e që Banka Botërore e cilësoi si rritje më e ulët ekonomike në Ballkan”,- tha Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE.

Carovska: Po i ndjejmë pasojat e keqqeverisjes 10-vjeçare

Por ministrja për punë dhe politikë sociale, Mila Carovska, thotë se rënia e natalitetit në vend është pasojë e politikave të këqija ekonomike të së kaluarës, që detyruan të rinjtë të lëshojë vendin.

“Tendenca e rënies së natalitetit është pikërisht në periudhën e qeverisjes së tyre, ne vetëm i ndejmë rezultatet e shpërnguljes së personave të rinj, që ka ndodhur gjatë 10 viteve të kaluara në pajtueshmëri me përqindjen e Bankës Botërore, gjysmë milion e popullatës e kanë lëshuar vendin”,- theksoi ministrja për punë dhe politikë sociale, Mila Carovska.

Carovska potencon se nëse politika nuk krijon kushte që nënat të lindin por të mos lënë anash karrierën e tyre, punë për të rinjtë që të mbesin në shtet e të marrin pagat që meritojnë, atëherë nataliteti do të vazhdojë të bjerë.

Desk
By Desk 8 Prill, 2019 19:09